Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Më shumë të shëruar se të infektuar, si paraqitet sot situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut

Më shumë të shëruar se të infektuar, si paraqitet sot

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 145 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 14.600, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 2 persona tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është rritur në 606.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 216 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 11.741, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.253.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.772 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 151.706 teste.