Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Media serbe: Gjeneralët kroatë po ndihmojnë Thaçin e Haradinajn të formojnë ushtrinë

Media serbe: Gjeneralët kroatë po ndihmojnë Thaçin e Haradinajn të formojnë ushtrinë

Postuar: 17/07/2017 - 16:37

Gazeta serbe ‘Alo’ në numrin e sotëm shkruan se dy gjeneralë kroatë në pension janë duke e ndihmuar Kosovën në formimin e ushtrisë dhe sapo të zgjidhet Ramush Haradinaj kryeministër, ekziston një plan që Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri. 
 
Është fjala për Ante Gotovina, gjeneral-lejtnantin kroat në pension dhe Mladen Markac, gjeneralin në pension që ishte udhëheqës i forcës speciale policore kroate.
 
Sipas ‘Alo’, tashmë planet për shndërrimin e FSK-së në ushtri janë përfunduar në letër dhe krejt çfarë pritet është zyrtarizimi i Haradinajt kryeministër.
E përditshmja serbe vazhdon shkrimin duke siguruar lexuesit e saj se ka në dorë edhe një plan të detajuar për Forcat e Armatosura të Kosovës.
“Janë vetëm duke pritur formimin e Qeverisë dhe emërimin e Haradinajt kryeministër. Paratë tashmë janë mbledhur dhe armatosja nuk do të jetë problem. Plani është që Gotovina dhe Markaq të jenë këshilltarë”, shkruan ‘Alo’ me pretendimin se informatat i ka nga një intervistë me një njeri shumë të informuar rreth kësaj çështjeje.
Sipas këtij shkrimi, tashmë janë paguar edhe para të shumta për të punësuar dy gjeneralët dhe se njëri prej tyre, Getovina, ka qenë disa herë në Kosovë në vizita jo zyrtare. Kontaktin e parë, siç shkruan Alo, mes Hashim Thaçit dhe gjeneralëve kroatë e ka vendosur ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.
Këto pretendime të Alo, për gazetën i ka konfirmuar edhe gazetari dhe tashmë deputeti i Partisë Progresive Serbe, Milovan Drecun, i cili ka thënë se janë në njohuri për përfshirjen e gjeneralëve kroatë dhe se gjithçka po bëhet nën ombrellën e NATO-s.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Kosovë, Delawie fton Lista Srpska të votojë Demarkacionin

Postuar: 20/02/2018 - 20:00

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha sot se ratifikimi i Demarkacionit do të ishte pozitiv për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë prandaj duhet ta votojnë të gjithë deputetët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë. 
 
Haradinaj: Seanca për demarkacionin të enjten në ora 10:00

Postuar: 20/02/2018 - 19:56

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se do të bëjë kërkesë që të enjten të ketë seancë të jashtëzakonshme për ta hedhur në votim çështjen e demarkacionit m
Nagavci: Vetëvendosje nuk ndryshon qëndrim për demarkacionin

Postuar: 20/02/2018 - 19:51

Deputetja e Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha sot se partia nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit më Malin e Zi dhe nuk do të lejojnë humbjen e territorit të Kos
Haradinaj - Ramës: Zhvilloje Shqipërinë, mos na shit mend neve në Kosovë

Postuar: 20/02/2018 - 15:40

Kryeministri i Kosovws, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 1

Postuar: 20/02/2018 - 15:32

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është shpallur në Turqi sot lideri më i mirë botëror, nga World Business Angels Forum, për investime në rininë e Ballkanit.

Postuar: 20/02/2018 - 14:40

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Shëndetësisë të Evropës Juglindore, i cili po zhvillohet në Podgoricë

Postuar: 20/02/2018 - 12:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjet