BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x
BREAKING NEWS

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17
x
BREAKING NEWS

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e
x
BREAKING NEWS

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më
x
BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x

Rajoni

Media serbe zbulon kontratat, Albin Kurti dhe politikani i njohur shqiptar kanë hedhur shuma marramendëse për lobim në SHBA, i përfshirë njeriu i Trump, ja kush është qëllimi i tyre

Media serbe zbulon kontratat, Albin Kurti dhe politikani i njohur shqiptar

Media serbe “Blitz” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe Kosovës për lobimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për herë të parë kjo media ka zbardhur detaje të pazbuluara se si Prishtina dhe Tirana kanë nisur një “ofensivë të ashpër” në Amerikë. Është punësuar lobisti i njohur Roy Bailey, i cili është i afërt me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Kontrata është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nga Tirana, Fatmir Mediu, politikan konservator shqiptar”, shkruan “Blitz”. Kontrata në të cilën ka akses “Blitz” dhe që ishte depozituar në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së më 21 shtator, nuk specifikonte shifrën për të cilën ishte punësuar lobisti Bailey. Fakti është se shumat për lobim variojnë nga disa qindra mijëra dollarë e lart. Dhe Bailey është një lojtar serioz, i cili është jashtëzakonisht i afërt me republikanët në Teksas dhe Florida.

Detajet e tjera të zbuluara nga media serbe

“Kontratat e lidhura nga Kurti dhe Mediu janë depozituar në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së në të njëjtën ditë brenda disa sekondave. Të dyja kontratat skadojnë më 31 korrik 2023. Nënshkruesi në emër të Kosovës, Albin Kurti, duke gjykuar nga kontrata, synon të përmirësojë perceptimin për Kosovën te zyrtarët amerikanë. Edhe pse Amerika është maja e shtizës së pavarësisë së Kosovës, tani për tani e vetëshpallur ende, lëvizjet e Prishtinës nuk kanë marrë miratimin e zyrtarëve amerikanë së fundmi”, thuhet në shkrimin e “Blitz”. Në veçanti, qeveria në Prishtinë has në rezistencë nga diplomatët amerikanë në terren, të cilët shpesh këmbëngulin në dispozitat që Prishtina duhet t’i zbatojë kur bëhet fjalë për pronën dhe pozitën e Kishës Ortodokse Serbe. Ndërhyrja e fundit amerikane ishte vonimi i vendosjes së shenjave të të ashtuquajturës Republika e Kosovës në targa. Megjithatë, në kontratën me Kosovën nuk janë specifikuar kushtet në të cilat është lidhur.

Detajet nga kontrata e Fatmir Mediut

Nënshkrues në emër të Shqipërisë është Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe deputet. Mediu ka qenë ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2010 ministër i Ekologjisë. Kur bëhet fjalë për të, ai ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me disa zyrtarë amerikanë. Se lobisti Bailey nuk humbi kohë dëshmoi se në më pak se dy javë ai kishte kontaktuar tashmë me dy senatorë republikanë, Ted Cruz dhe Marco Rubio. Tashmë është përfshirë në raportet e angazhimit. Roy Bailey, i cili u zgjodh në Tiranë dhe Prishtinë, është bashkëpunëtor i ngushtë i Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe avokati i Donald Trump. Bailey, i cili është një investitor në Teksas, bashkëkryesoi komitetin për mbledhjen e fondeve për fushatën presidenciale të Donald Trump.