BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Rajoni

Mediat kroate paralajmërojnë fundin e Vuçiçit: Ditët e tij kanë mbaruar, ja loja e fshehtë që po luan me Perëndimin dhe si pritet të marrë fund së shpejti “politika e tij me dy karrige”

Mediat kroate paralajmërojnë fundin e Vuçiçit:

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës toni ndaj Serbisë ka ndryshuar, pasi Perëndimi ka nisur një presion të fortë ndaj Beogradit që të bëjë një riorientim themelor: do vazhdojë të jetë aleat i Rusisë, apo do të ndjekë rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Brukseli ka tronditur Serbinë,  pasi është gati të pezullojë dhënien e ndihmës financiare dhe t’i heqë statusin kandidat nëse mbështet Putinin. Serbia konsiderohet tradicionalisht si aleati më i ngushtë i Rusisë në Evropë. Ky vend i vogël mburret edhe me marrëdhënie të shkëlqyera me Kinën, e cila ka bërë të mundur shumë projekte infrastrukturore në këtë vend, si zgjerimi i hekurudhave, rrugëve e termocentraleve. Serbia është edhe kandidate për anëtarësim në BE. Kjo politikë e paqartë e vendit të Ballkanit Perëndimor, e cila në Perëndim quhet si “politika me dy karrige” pritet të marrë fund së shpejti.  Sulmet nga rajoni dhe më gjerë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ndalen dhe janë dita-ditës gjithnjë e më të rënda. Një shkrim nga media e njohur kroate “Veçernji”  ka paralajmëruar se “fundi” i liderit serb është shumë afër. Pozicioni i Serbisë, një vend që dëshiron të mbetet partneri ballkanik i Rusisë dhe në të njëjtën kohë të mbajë marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, nëse dëshiron të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, sipas artikullit kroat është thjesht i paqëndrueshëm. Gjatë gjithë kohës po krijohet iluzioni se Serbia duhet të vendosë mes Lindjes dhe Perëndimit, edhe pse një zgjedhje e tillë nuk ekziston, pohon autori i tekstit dhe shton: Megjithatë, e gjithë kjo është vetëm një përpjekje e Vuçiçit për të bërë presion shtesë mbi SHBA-BE në këtë lojë me aksione të larta, për të mos mbetur duarbosh në fund të lojës. Edhe pse do të vazhdojë të zvarritet me aq sa mundet, Vuçiçi e ka të qartë se loja ka përfunduar. Artikulli kroat thotë se në të vërtetë, Vuçiç po priste me padurim anulimin e vizitës së Sergei Lavrov në Beograd dhe “se ai kishte planifikuar të vizitonte ukrainasit që gjetën strehim në Serbi, duke u thënë atyre të ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe se Serbia është e gatshme të ndihmojë bashkatdhetarët e tjerë që kanë nevojë për ndihmë”, përfundon teksti në Veçernji list.

Vuçiç i alarmuar

Brukseli mund të pezullojë dhënien e ndihmës financiare, e cila do të ishte fundi i investimeve të ardhshme dhe të mëparshme. Dhe mund të jetë shumë më keq: fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili është i mundur që nga viti 2009, dhe mund të ketë një pezullim të asistencës së madhe para anëtarësimit të BE-së nga fondet IPA, si dhe heqjen të statusit kandidat. Serbia ndodhet në një pozicion shumë të vështirë. Duhet të zgjedhë mes Rusisë, ose Perëndimit. Por nga 1 nëntori, Serbia nuk do të jetë në gjendje të importojë naftë ruse për shkak të sanksioneve të BE-së. Lajmin e bëri të ditur presidenti serb Aleksandër Vuçiç sipas medias ruse, TASS i cili shtoi se arsyeja kanë qenë sanksionet e Bashkimit Evropian. "Dhjetëra probleme të reja dalin çdo ditë. Ne konsumojmë 350 ton naftë në ditë dhe në dimër do të shpenzojmë shtatë herë më shumë. Duhet të gjejmë naftë, nuk ka mjaftueshëm karburant në NIS. Më 1 nëntor, ne nuk do të jemi më në gjendje të importojmë naftë ruse sipas sanksioneve aktuale dhe Zoti e di se çfarë sanksionesh do të vendosen deri atëherë”, tha Aleksandër Vuçiç. Më herët, presidenti serb tha se sanksionet e BE-së kundër naftës ruse tërhoqën 600 milionë dollarë nga xhepi i Serbisë. “Vetëm duke vendosur sanksione ndaj naftës ruse, na kanë marrë direkt 600 milionë dollarë nga xhepi! 600 milionë dollarë janë marrë direkt nga xhepat e qytetarëve serbë, kjo është brenda një viti. Njerëzit në Serbi duhet ta dinë këtë. Kirkuku, nafta irakiane është 31 dollarë për fuçi më shtrenjtë. Ata na morën 600 milionë dollarë dhe ne ende duhet të investojmë para shtesë për gaz”, përfundoi Aleksandër Vuçiç.