BREAKING NEWS

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës”, Frrok Çupi del sërish me deklaratën e fortë: Në Shqipëri fundërrinat...

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i
x

Rajoni

Mediat në Beograd: Grenell propozon shkëmbim territori

Mediat në Beograd: Grenell propozon shkëmbim territori

Mediat serbe raportonin se i derguari amerikan Richard Grenell ka mbërritur në rajon me një mision konkret.

Sipas asaj që raporton Telegrafi serb, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin për të shtuar përpjekjet në arritjen e një marrëveshjeje finale, të njëjtë me atë të Dejtonit, që i dha fund konfliktit në Bosnje e Hercegovinë.

Duke cituar një burim anonim, kjo media shkruan se në marrëveshjen për paqe do të përfshihet heqja e taksës 100%, vazhdimi i negociatave për paqe, rregullatori për kalimet kufitare, aneksimi i Veriut të Kosovës nga Serbia, shtimi i investimeve amerikane në këtë pjesë të aneksuar, investimet në infrastrukturë, rritja e tregtisë mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe përshpejtimi i procesit të integrimit në BE.