Rajoni

Mediat në Kosovë japin ‘alarmin’, një person dyshohet se mbart virusin vdekjeprurës

Mediat në Kosovë japin ‘alarmin’, një person dyshohet

 

Një person i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet se është i infektuar me koronavirus. Mediat kosovare shkruajnë së pacienti i dyshuar me sëmundjen vdekje prurëse ka lindur në Kinë. Aktualisht ai ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK’së.

Në lidhje me këtë rast mësohet se QKUK do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme, për të qartësuar rrethanat.

   
Ky virus ka vrarë më shumë se 700 njerëz dhe ka infektuar mbi 30,000 globalisht. Ai u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infketuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë.