Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mediat serbe: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL çon në burg gjeneralin Dikoviç

Postuar: 19/11/2018 - 15:30

Sa më shumë që po afrohet dita e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL në Serbi po shtohet frika nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Kjo për faktin se në listat e INTERPOL ndaj të cilëve do të lëshohet urdhëratrrest mund të hyjnë ish-ushtarakë, por edhe persona të tjerë nga strukturat ushtarako policore serbe, që morën pjesë në krimet ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
 
Sipas gazetës beogradase “Blic” në qoftë se Kosova anëtarësohet në INTERPOL, në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova do të gjendet ish ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviç.
 
Duke u thirrur në burime diplomatike nga Prishtina, gazeta serbe thotë se emri i gjeneralit Dikoviq është përmendur edhe më parë. Ai ngarkohet me përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar, e cila atëherë ishte nën komandën e gjeneralit Dikoviç.
 
Sipas dëshmive, në zonën e përgjegjësisë së Dikoviqit në dhjetë lokalitete, kryesisht në Drenicë, u vranë rreth 1,400 civilë shqiptarë dhe mijëra të tjerë u dëbuan me dhunë.
 
Për përfshirjen e tij në krime lufte në Kosovë dhe për operacionet për fshehjen e trupave më pas, Dikoviç kishte folur për mediat serbe, duke thënë se “i vjen keq për të gjitha viktimat e rëna gjatë luftimeve të vitit 1999”.
 
“Viktima të pafajshme kishte edhe në anën serbe edhe në anën shqiptare, por edhe në mesin e popullatës tjetër në territorin e Kosovës, por edhe në tërë territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë.  Kanë ndodhur edhe krime, kurse ushtria dhe pjesëtarët e saj nuk i kanë fshehur ato, por për çdo krim që kanë pasur njohuri kanë iniciuar procedura adekuate ndaj kryerësve të veprave”, kishte thënë Dikoviç,
 
Sipas gazetës serbe, në listën e personave ndaj të cilëve do të ngritet urdhërarrest nga INTERPOL-i do të jenë edhe zyrtarë policorë të niveleve më të ulëta, por jo vetëm ata.
 
“Autoritetet e Prishtinës synojnë të ndjekin edhe civilët serbë, për të cilët pohojnë se kanë marrë pjesë në njësitë paraushtarake. Dyshohet se të paktën 50 serbë në këtë bazë mund të gjenden në listën e atyre që do të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar…”, shkruan gazeta.
 
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL mbahet në Dubai dhe filloi më 18 nëntor dhe do të zgjasë deri më  21 nëntor. Për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë do të vendoset të martën, më 20 nëntor. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 13:53

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, më 24 maj do paraprijë delegacionin shtetëror për shënimin e manifestimit tradicional “Maqedonia për nder të Sh.

Postuar: 22/05/2019 - 13:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjithnjë ka treguar se është shumë sportiv dhe vazhdimi

Postuar: 22/05/2019 - 08:39

Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri.

Postuar: 22/05/2019 - 08:20

Kirurgët e Spitalit të Përgjithshëm në Strugë, edhe pse të infektuar me fruth, kanë bërë operacio

Postuar: 22/05/2019 - 07:23

Partitë politike opozitare të Kosovës thanë se kanë rënë dakord që kësaj jave të ngrenë mocionin

Postuar: 21/05/2019 - 22:47

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit, sot pranoi kryetarin e partisë

Postuar: 21/05/2019 - 19:28

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, nënshkroi sot dekretet e 21 ligjeve të cila