
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Mediat serbe zbardhin 10 pikat e planit franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë, Neni 4 trondit Vuçiçin, SHBA-BE detyrojnë Beogradin të mos pengojë anëtarësimin e Prishtinës në institucionet ndërkombëtare

Shkruar nga Elmas Bogdani 23 Janar 2023

Mediat serbe kanë zbardhur planin franko-gjerman, i cili ndodhet në duart e presidentit Vuçiç. Sipas “Blic” dhe “Danas”, nuk flitet për njohje reciproke, por Serbia detyrohet që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, pra në një farë mënyre një njohje e pashkruar në letër. Ky dokument përbëhet nga dhjetë nene dhe para këtij versioni përmendeshin edhe dy të tjerë që quheshin “plani Sholz-Macron” ose “plani franko-gjerman”. Në versionin e fundit, më i diskutueshëm, të paktën për Beogradin, është neni 4, ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Presidenti Vuçiç, duke folur për planin e paraqitur nga pesëshja diplomatike e Perëndimit, me të cilët u takua të premten, tha se është i gatshëm të "pranojë konceptin e tij dhe të punojë për marrëveshjen e propozuar", megjithatë, ai shtoi se kishte një pikë me të cilën nuk ishte dakord.
Neni 1
Palët do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja palët do t’i njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.
Neni 2
Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.
Neni 3
Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.
Neni 4
Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Neni 5
Të dyja palët do t’i mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian.
Neni 6
Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do ta vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me një vrull të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.Palët bien dakord që në të ardhmen do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe fusha të tjera në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.
Neni 7
Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese Europiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.
Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane.
Neni 8
Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë e qeverisë përkatëse. Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.
Neni 9
Nga të dyja palët u vu në dukje përkushtimi i BE-së dhe kontribuesve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.
Neni 10
Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, i cili do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme.
Më të lexuarat


Tërmeti tragjik në Turqi/ Kosova merr vendimin urgjent

“Kosova pranon planin e...”/ Kurti zbardh detaje të rëndësishme nga takimi me Lajçak

Trazirat në Kosovë/ Avokati nxjerr 'sekretet' Rusi-Serbi: Kemi nevojë për BE-në që të largojmë ndikimin rus

Ja si kancelari gjerman po ringjall idenë e harruar të presidentit francez që mund të lërë Ballkanin Perëndimor për një kohë shumë të gjatë jashtë BE, mediat serbe “zbërthejnë” reformën Scholz-Macron

Po vjen stuhia e dëborës "Barbara" që ka kaluar mbi territorin e Greqisë/ Meteorologët japin alarmin për kujdes të shtuar gjatë natës

Takimi i Parisit që zgjidhi krizën në Kosovë, sot 24 vjet nga Konferenca e Rambujesë

Deklarata e fortë e Brnabiç: Albin Kurti po dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë ‘jo’ formimit të Asosacionit

Serbia po njeh pavarësinë? Komunikata zyrtare po shpërndahet me shpejtësi në rrjet: Republika e Kosovës...(FOTO)

Tragjedi në Greqi! Mbytet anija me emigrantë, mes viktimave edhe fëmijë

Çfarë po ndodh? Milorad Dodik lëshon akuza të forta drejt Kurtin: Po destabilizon situatën në Ballkan!
