
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Mediat serbe zbulojnë se çfarë do të ndodhë sot në takimin e Vuçiçit dhe Kurtit në Bruksel, ja “patatja e nxehtë” që e pret në tavolinë kryeministrin kosovar

Shkruar nga Elmas Bogdani 14 Shtator 2023

Brukseli po punon me vrull të plotë për të vazhduar dialogun dhe pyetja është nëse pjesëmarrësit do të largohen duarbosh nga takimi apo do të ketë ende progres? Kështu e nis artikullin media serbe “Blic” për tryezën ku do të jetë i pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve. “Pritshmëritë për Brukselin e ri janë ndoshta më të larta se kurrë. Mesazhe të ngjashme vijnë nga qarqet e ndërmjetësit evropian, ne po punojmë më shumë se kurrë. Kurti duket se ka tërhequr dorën, së paku duke mos i dëbuar me forcë institucionet e mbetura serbe nga veriu i Kosovës, edhe pse ende është duke arrestuar. Megjithatë, Beogradi nuk shpreson për asgjë. Madje po përgatitet edhe për zgjedhje. Prandaj, çdo progres dhe marrëveshje qoftë edhe minimale do të jetë sukses, qoftë për zhbllokimin dhe deeskalimin e plotë apo zgjedhjet komunale. Të mos flasim se çfarë suksesi do të ishte kthimi i serbëve në institucione, e veçanërisht marrëveshja për ZSO-në”, thotë për Blic Sreçko Gjukiç, ish-diplomat.
Pengesa e madhe
Është ZSO ajo që është pengesa më e madhe për përparimin në dialog, por Stefan Surliç, asistent profesor në Fakultetin e Shkencave Politike, shprehet se Prishtina ende nuk është gati për atë hap. “Nuk shohim një hap të vetëm drejt qetësimit të tensioneve, përkundrazi mbeten të gjitha çështjet, që nga shpronësimi i tokave, përmes kryetarëve të paligjshëm, deri te problemet e barnave, transportit dhe gjithçka tjetër dhe nuk ka fare dëshirë për t'i zgjidhur ato”, thotë Surliç. Në tavolinë pritet të jenë tri tema: ZSO, zgjedhjet në veri, por edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës arritën marrëveshje verbale më 18 mars në Ohër. Por, nga atje, nuk ishte e lehtë dhe Gjukiç beson se ndoshta tani është koha për një udhërrëfyes të ri. “Lista e dëshirave është shumë e gjatë, sukseset e mundshme janë minimale. Ndoshta gjëja më e rëndësishme do të ishte arritja e një harte rrugore për zgjidhjen e problemeve të akumuluara. Më duket se nuk i shkon askujt të kthehet duarbosh, ndonëse as kjo nuk duhet të përjashtohet”, thekson Gjukiç. Në prag të takimit, secili prej pjesëmarrësve të dialogut doli me një mesazh. I dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak ishte optimist. “Përgatitjet e BE-së për takimin e dialogut të nivelit të lartë më 14 shtator po ecin me avull të plotë dhe ne po punojmë për rezultate pozitive”, tha Lajçak. Mesazhi i Vuçiçit ishte me ton tjetër, ai tha se takimi do të jetë i vështirë sepse BE-ja në një mënyrë apo tjetër e përkrah pavarësinë e Kosovës . Kurti ka folur në telefon me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe për ironi ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes edhe pse me këmbëngulje refuzon formimin e JSO.
Spahiu: Një hap i vogël përpara është i dëshirueshëm
Kjo është arsyeja pse Nedzmedin Spahiu, profesor universitar i shkencave politike nga Mitrovica e Jugut, thotë për Blic se është e rëndësishme të bëhet të paktën pak progres. “Është e vështirë të jesh në kokën e Vuçiçit dhe Kurtit dhe të dish lëvizjet e tyre, por e di se çfarë është në interesin e tyre. Dhe kjo është të arrihet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Do të ishte mirë të hidhej së paku një hap i vogël, siç është një marrëveshje për zgjedhjet në veri”, shprehet Spahiu. Marrëveshja për ZSO-në është, nënvizon ai, shumë më e vështirë për t'u arritur. “E vetmja rrugëdalje e mundshme është që ndërmjetësit nga BE-ja të propozojnë një nivel autonomie dhe madje të caktojnë data për miratimin dhe hapjen e zyrës përfaqësuese, siç thuhet në marrëveshjen franko-gjermane, në mënyrë që palët të mos mashtrojnë marrëveshjen”, thotë Spahiu. Pyetja mbetet, po sikur të mos ketë përparim? Në atë rast, të gjithë kanë besim në SHBA, por Surliç thotë se Uashingtoni nuk është i gatshëm për sanksione më serioze ndaj autoriteteve në Prishtinë. “Ata thanë se nëse nuk ka përparim, pasojat do t'i vuajë edhe Prishtina, por ne ende nuk shohim ndonjë politikë më strikte të SHBA-së ndaj qeverisë së Albin Kurtit dhe gjithçka që po ndodh në veri e kam lexuar si një lloj menaxhimi i konfliktit me mundësi të kufizuara”, u shpreh Surliç.
Më të lexuarat


Osmani: Biden dha garanci për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën

U arrestuan në veri të Kosovës për krime lufte, gjykata cakton masën për tre serbet

BE ultimatum Kosovës: Nisni punën menjëherë, asnjë parakusht nuk pranohet. Kemi qenë të qartë…

Analiza e REL: Katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri të Kosovë, çfarë po ndodh me hetimet

"Batërdi e meme me shumë faqe"/ Gjekmarkaj bën ironinë 'therëse' ndaj qeverisë për censin e popullësisë: Mos shpërndani të tillë paçavure se do pataksni qytetarët

“Qesh mirë kush qesh i fundit”/ Vuçiç kërcënon ministrin e Kosovës: Do ta shohim kush do të arrestojë kë

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Serbia kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën, Vuçiç sfidon amerikanët dhe paralajmëron se do të nxjerrë fakte tronditëse për Prishtinën

Kroacia “shuplakë” Serbisë në OKB, bën thirrje për njohjen e Kosovës

Dhuna barbare ndaj 3-vjeçarit në çerdhe, zëdhënësja e prokurorisë shokon me deklaratën: Fëmija është me vrimë në zemër, i bëj thirrje prindërve...
