BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Rajoni

Mentor Nazarko: Nëse Basha do të bënte këtë lëvizje, mund të fitonte zgjedhjet!

Mentor Nazarko: Nëse Basha do të bënte këtë

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” thotë se skema votëmbledhëse e PS duket se ka funksionuar në mënyrë perfekte.Nazarko theksoi se PS ka arritur që të depërtojë në mbarë territorin, duke mbledhur vota.

“Kishim mënyrë të re të votimit. Mbi 60 mijë fletë votimi janë të pavlefshme, për shkak edhe të risisë në votime. Vetëvendosje ka krijuar narrativa për humbjen që ka pësuar në zgjedhjet në Shqipëri. Kam dëgjuar që PD ka ndihmuar VV-në, por këta janë episode. Skema votëmbledhëse e PS, perfekte, sepse ka ruajtur votat e veta të vitit 2017. Aktualisht, ndarja e majtë dhe e djathtë nuk ka asnjë vlerë. PS sa duket i ka bërë kontroll tërësor territorit dhe ka arritur që të bëjë klientelë, madje ka arritur edhe në fshat”, tha Nazarko.

Nazarko tha se nëse Basha do të punonte më fort në fushatë, do të fitonte zgjedhjet.

“Sa i përket zotit Doshi, është realitet elektoral. Rama ka mundësi të rishpikë veten. Basha, po të punonte më mirë, do fitonte. Lideri i PD nuk arriti që të kapërceje mitin që ngriti Rama, se është i kontrolluar nga Meta dhe Berisha.

Duhet pranuar se mandati i tretë është fenomen i rrallë. Është brezi i ri që mund të bëjë diferencën. Basha ia arriti që të depërtojë disi tek brezi i ri, por jo totalisht, duke i lënë kështu mandatin e tretë kundërshtarit politik”, u shpreh Nazarko.

Më të lexuarat