Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merkel takon Zaev në Maqedoni, ja ç'thotë për marrëveshjen e emrit

Postuar: 08/09/2018 - 13:03

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të shtunën do ta kalojë në Maqedoni. Vizita e saj vlerësohet si historike, për shkak të momentit në të cilin ndodhet vendi.Maqedonia, më 30 shtator voton në referendum për marrëveshjen me Greqinë, nga e cila varet edhe integrimi në NATO dhe Bashkimin Europian. Suksesi i referendumit hap rrugën për anëtarësimin në Aleancë, nga e cila ka marrë edhe ftesën, ndërsa pritet që të nisë gjithashtu edhe bisedimet për anëtarësimin në BE.

Gjatë takimeve të Kancelares gjermane me drejtuesit e institucioneve në Shkup, referendumi për emrin do të dominojë agjendën e bisedimeve.

Kancelarja Merkel, në shkurt të këtij viti kishte pritur në Berlin kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, bisedë në të cilën janë inkurajuar të dyja palët, maqedonase dhe greke, që të gjejnë kompromis për emrin.

Zaev dhe Merkel janë takuar edhe në kuadër të samitit të NATO-s, kohë kur aleanca i dha ftesën për anëtarësim. Angela Merkel është Kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedoninë, pas vizitës së shkurtër të Kancelarit Gerhard Shroeder në vitin 1999, për shkak të krizës në Kosovë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 20:39

Një grup e qytetarësh në Shkup kanë protestuar para Qeverisë dhe kërkojnë përgjegjësi për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Postuar: 15/11/2018 - 19:50

Çështja Gruevski është një nga tematikat më të diskutuara në Ballkan ditët e fundit.

Maqedoni, Xhaferi: Në tre mënyra mund t’i merret mandati Nikolla Gruevskit

Postuar: 15/11/2018 - 18:48

Deputetit Nikolla Gruevski nuk mund t’i ndërpritet mandati pa u siguruar 80 vota në Kuven

Postuar: 15/11/2018 - 17:42

Autoritetet greke thanë sot se rreth 74,000 azil-kërkues jetojnë tashmë në vend, dhe se po bëhe

Postuar: 15/11/2018 - 15:58

Zeljka Rolovic, prostituta numër një në Ballkan u arrestua për të disatën herë nga policia treg

Postuar: 15/11/2018 - 15:51

SHBAthanë sot se besojnë se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar az

Postuar: 15/11/2018 - 15:46

Projekti i Bashkimit Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.