Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Rajoni

“Merr frymë” Maqedonia e Veriut, asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit

“Merr frymë” Maqedonia e Veriut, asnjë humbje jete nga

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit nuk ka humbur asnjë person si shkak i COVID-19, por janë shënuar 166 raste të reja.

Ky është një lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut pasi ditë pas dite janë shënuar shifra të larta të të sëmurëve dhe viktimave nga virusi vdekjeprurës.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 224 pacientë nga koronavirusi, duke e çuar në 11.956 numrin e përgjithshëm të të shëruave nga Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja: Në Shkup, respektivisht 46, në Kumanovë 17, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 11.

Ndërkohë që prej shpërthimit të pandemisë e deri më sot numri i të sëmurëve me këtë virus është 14.762 ndërsa i rasteve aktive 2191. Të vdekur numërohen në total 606 në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.