BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

Merr fund dominimi i Isa Mustafës, në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjidhet Lumir Abdixhiku

Merr fund dominimi i Isa Mustafës, në krye të Lidhjes Demokratike

Dita e së dielës ka qenë e rëndësishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi dje janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme për kryetarin e kësaj partie. LDK ka zhvilluar ditën e djeshme Kuvendin, ku delegatët kanë zgjedhur si kryetar të tyre zotin Lumir Abdixhiku. Kandidatura fituese ka marrë 190 vota pro, nga 329 vota në dispozicion. Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Haziri ka marrë 117 vota, kurse Mustafa vetëm 16. “Me votën e delegatëve të Kuvendit të LDK-së, Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetari i LDK-së. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Na priftë e mbara!”, konfirmon lajmin me një njoftim LDK-ja. Në garë deri të shtunën ishte edhe Anton Quni, por ai e ka tërhequr kandidaturën e tij pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor. Pas zgjedhjes së tij në krye të LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar mbi postin e tij të ri dhe atë që planifikon të bëjë në të ardhmen. “Më lejoni që të falënderoj kryetarin e deri tanishëm kryetarin Isa Mustafa, që për 11 vitet e fundit udhëhoqi në shtëpinë tonë të përbashkët. Falënderoj dhe dy kundër kandidatët e mi, Hazirin dhe Mustafën. Të dy me kulturën e tyre politike vendosën një standard të ri të garës, jo vetëm për LDK-në por përgjithësi spektrin politikë. Sot po e hapim një faqe të re me qëllime të qartë për ta kthyer LDK-në në vendin e vet. Sikurse në pozitë dhe në opozitë, në përballje të lehtë dhe fryma populliste u tregu promotere e këtyre vlerave”, është shprehur ai. Kryetari i ri i LDK-së, gjithashtu theksoi se LDK-ja nuk arriti t’i mbajë dhe as të rrisë mjaftueshëm votuesit e saj dhe për këtë siç tha ai, arsyen duhet ta gjejnë tek vetja. “LDK nuk arriti të mbaj dhe as të rris mjaftueshëm votuesit e saj, arsyen e vërtetë dhe të vetme e gjejmë tek vetja dhe nga vetja do të nisim rikthimin tonë të madh. Nderojmë të gjithë 110 mijë votuesit tanë. LDK nderon edhe udhëheqësin paraprake. Pavarësisht gjithë përpjekjeve është bërë e dukshme se ka pakënaqësi si brenda po ashtu edhe jashtë LDK-së”, u shpreh Abdixhiku.

Kundërshtarët urojnë fituesit

Besian Mustafa, i cili ishte kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), uroi kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Mustafa në fjalën e tij para delegatëve në Kuvendin e LDK-së tha se Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të tij, duke thënë “Mua, Lutfiun na ke ushtar të vizioneve të tua në LDK”. “Uroj secilin për mbarëvajtjen. Lumir urime suksese nga sot. Mua, Lutën na ke ushtar të vizioneve të tua”, ka thënë ai. Edhe Lutfi Haziri, kundërshtari tjetër, ka pranuar humbjen dhe uroi fituesin duke treguar kështu unitetin e kësaj zgjedhjeje. “Lum urime, do të qëndrojmë pranë çdo ditë në çdo proces e detyrë. LDK është më e madhe, është standard politik, shkollë politike është vetë shteti i Kosovës për të cilën kemi punuar pa u ndal”, tha Haziri. Sakaq, kryetari i ri i LDK ka bërë me dije se nuk d të mund të jetë pjesëmarrës në takimin e sotëm të organizuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani. Abdixhiku ka thënë se ka të pamundur pjesëmarrjen në takimin për të diskutuar mbi konstituimin e institucioneve, por ka propozuar që do të ishte i lumtur të merrte pjesë, nëse një takim i tillë shtyhet për të premten. “Gjëja e parë që do të bëjë nesër është dalë në zyrat e LDK-së, por e kam të pamundur që për shkak të konsolidimit të organeve tona të partisë që të marr pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë të takimit eventual në formatin e njëjtë siç është propozuar”, tha Abdixhiku. Ai falënderoj konstruktivitetin e Osmanit dhe Kurtit në lidhje me ftesën, duke u shprehur se besoj që kjo është qasja e duhur se si duhet të sillemi.

Më të lexuarat