BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Rajoni

Merret vendimi/ Hapen plazhet në Greqi, zbardhen të gjitha rregullat e reja që ka vendosur shteti helen

Merret vendimi/ Hapen plazhet në Greqi, zbardhen të gjitha rregullat e

Plazhet e organizuara në Greqi do të rihapen të shtunën, më 16 maj, njoftuan autoritetet, pas të dhënave për COVID-19 dhe atyre meteorologjike, duke përfshirë dhe rekomandimin e Komitetit të Sëmundjeve Infektive në Ministrinë greke të Shëndetësisë.

Bizneset në plazhe, që marrin çadra dielli dhe shezlonë me qira, do të hapen të shtunën nga ora 08:00, por nën disa kufizime.

Këtu përfshihet regjistrimi e numrit të pushuesve të pranishëm, maksimumi 40 persona për 1.000 metra katrorë, distancë prej katër merash ndërmjet çadrave dhe kufizime në numrin e shezlonëve për çadër, dy të tillë, përveç familjeve me fëmijë. Pushuesit do të jenë të detyruar të shtrihen mbi peshqirë.

Bizneset do të shesin vetëm produkte të paketuara, ndërsa stendat e pijeve freskuese, kafenetë dhe biznese të ngjashme, do të funksionojnë duke e përgatitur pijen për ta marrë me vete.

Shitja e pijeve alkoolike është e ndaluar dhe nuk do të lejohet shpërndarja e tyre në këtë zonë.

Konsumatorët duhet të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash nga njëri tjetri gjatë porositjes për ushqim ose pije.

Gjithashtu janë të ndaluara të gjitha sportet e kontaktit në grup.