BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Rajoni

“Miku im Edi Rama e paralajmëroi në Tiranë”, Zaev zhvillon konferencë të jashtëzakonshme: Kriza globale prek edhe Maqedoninë e Veriut

“Miku im Edi Rama e paralajmëroi në Tiranë”, Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku paralajmëroi qytetarët për rritje të çmimeve për shkak të krizës globale.

Zaev u shpreh se as Maqedonia e Veriut nuk mund të mos prekej nga kjo krizë energjetike, duke theksuar se autoritetet do të marrin të gjitha masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.

Ai gjithashtu kujtoi reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili më herët tha se kriza energjike do të prekë Shqipërinë dhe se do të ketë rritje çmimesh.

“Do të kemi krizë. Miku im dhe kolegu im nga Shqipëria Edi Rama ngriti shqetësimin në Shqipëri, tani po paralajmëroj edhe unë. Kriza energjetike do të ndjehet, çmimet janë të larta, por sërish mbetet të presim deri në javët dhe muajt e ardhshëm. të shohim se si do të shkojë situata, por shteti është këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë Zaev.