BREAKING NEWS

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i Shëndetit Publik në Amerikë konfirmojnë fakte tronditëse nga studimet e bëra: Sjellin një shpërthim çekuilibri të sistemit, sëmundje e Alzaimer, përfundimisht në tru...

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i
x

Rajoni

Ministri i Jashtëm grek vizitë në Kosovë, Prishtina kërkon njohjen e pavarësisë nga Athina

Ministri i Jashtëm grek vizitë në Kosovë, Prishtina

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias vizitoi ditën e djeshme Kosovën. Gjatë vizitës ai zhvilloi një takim me homologen e tij në Kosovë, ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla. Ministrja Stublla e ka vlerësuar takimin me Dendias si një takim që mbart një rëndësi të veçantë lidhur me ndërtimin e aspiratës për njohje të shtetit të Kosovës. “Vizita e sotme e ministrit grek në Kosovë është e një rëndësie e veçantë, siç e dini Greqia përveç që është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, është edhe shtet i rajonit. Andaj këtu përkundër faktit që ka qenë një shtet mosnjohjes në mesin e pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, Greqia ka vënë një standard të lartë të bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ndaj Kosovës, republikës sonë dhe qytetarëve tanë. Dhe siç e dini është po ashtu një sinjal i mirë që marrëdhëniet tona po thellohen, po intensifikohen raportet”, tha ajo. Gjatë takimit në nivel ministrash është diskutuar për tema të rëndësishme për raportet midis dy vendeve, domosdoshmërinë për forcimin dhe avancimin e tyre, sidomos në sferat e interesit të përbashkët, por edhe çështje politike me ndikim në rajon. Ministrja Haradinaj tha se e kupton pozicionin e Greqisë ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është një arsye shtesë përse janë të interesuar në zhvillimin dhe avancimin e raporteve ekzistuese. “Natyrisht, ne do të mirëprisnim vendimin e Greqisë për njohjen e Kosovës, mirëpo jemi të përkushtuar t’i forcojmë raportet ekzistuese, si dhe t’i thellojmë në drejtim të duhur”, tha zonja Stublla. Ministrja përveç ndikimit në rajon nga Greqia, kërkoi edhe mbështetjen e saj në BE për të shtuar numrin e shteteve që njohin pavarësnë e Kosovës. Ndërkohë, Dendias ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Greqisë për liberalizmin e vizave dhe në përgjithësi për integrimin Evropian.  “Marrëveshja e Uashingtonit për Normalizimin Ekonomik me Serbinë e lehtësuar nga SHBA-të dhe Presidenti Trump është një hap i madh drejt zgjidhjes finale. Kjo marrëveshje mbi të gjitha është hap i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit, prandaj si Kosovë jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha pikat e saj dhe presim që edhe Serbia do të implementojë zotimet e saj karshi SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës”, tha ajo. Gjatë vizitës ministri Dendias është takuar edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani me të cilën ka diskutuar mbi dialogun me Serbinë, procesin e integrimit si dhe mbi bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy vendeve, me fokus të posaçëm në sferën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit.  Më tej, kryetarja e Kuvendit ka shfaqur interesimin për zhvillimin e bashkëpunimit ndër parlamentar dhe në këtë kontekst e ka njoftuar ministrin grek për konstituimin e Grupit të miqësisë me Greqinë.

Takimi Dendias – Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti ditën e djeshme ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, si dhe procesin e dialogut final ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. “Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, tha kryeministri Hoti. Po ashtu, kryeministri Hoti dhe ministri Dendias u zotuan në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë. Ministri Dendias, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, theksoi se Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik, si dhe në begatimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.