Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministri malazez flet për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Postuar: 23/10/2018 - 19:11

Prishtina ka marrë mbështetjen e një tjetër fqinji, Malit të Zi, në transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri. Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviç ka deklaruar sot se krijimi i ushtrisë është vendim i shtetit sovran të Kosovës.

“Ju e dini se Mali i Zi është një nga promovuesit më të mëdhenj të politikës së dyerve të hapura dhe integrimet në NATO duke mbështetur tjerët si dhe duke respektuar të gjitha mendimet e ndryshme që ekzistojnë në rajon. Nuk i takon Malit të Zi të thotë mendimin për këtë çështje, thjesht i respektojmë të gjitha ato vendime të shteteve sovrane, ndërsa Kosovën e konsiderojmë një vend sovran”, tha Boshkoviç pas takimit në Prishtinë me homologun Rustem Berisha.

Ministri malazez tha se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi janë në nivel të lartë me mundësi të avancimit, duke theksuar se ky është edhe qëllimi kryesor i vizitës së tij në Prishtinë “për të treguar se ne jemi një mik i sinqertë i Kosovës, se ne jemi një vend që dëshiron të transferojë të gjithë përvojën e tij të integrimit evropian dhe euroatlantik”.

Autoritetet në Beograd janë përpjekur të kundërshtojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës me pretendimin se do të shkaktonte tensione në rajon, por përveç Shqipërisë, edhe Mali i Zi i ka dhënë mbështetje fqinjit të tij në këtë nismë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/03/2019 - 17:46

Ministria e jashtme e Rusisë tha sot se është shumë e shqetësuar për ato që quante, tentativa të forcave opozitare për të provokuar dhunë gjatë protestave të fundjavës në Beograd.
 

Postuar: 18/03/2019 - 16:54

Disa qindra nxënës të shkollave të mesme në Serbi protestuan sot duke u ulur në rrugë për të kë

Postuar: 18/03/2019 - 15:58

Më 17 mars 2004, nisën në Kosovë protestat që më vonë do të përmendeshin si "Trazirat e ma

Postuar: 18/03/2019 - 15:51

Me 18 për qind të grave në fuqi punëtore, Kosova ka pjesëmarrjen e ulët të grave në punë.

Postuar: 18/03/2019 - 15:38

Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët sot në Dibër mbajti mbledhje ku u bisedua për shumë ç

Postuar: 18/03/2019 - 15:25

NATO nuk do të tërhiqet nga projekti i bazës së Bondsteel që do të ejtë aty për të mbrojtur të

Postuar: 18/03/2019 - 15:20

Në një tjetër sfidë ndaj procesit të dialogut dhe pajtimit të mundshëm me Kosovën, për krimet e