
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Ministri maqedonas i Shëndetësisë jep njoftimin: Do të nevojitet edhe doza e tretë e vaksinës

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Shtator 2021

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, do të nevojitet edhe doza e tretë e vaksinës.
Përfaqësuesit e kompanisë amerikane të vaksinave, Pfizer, janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Filipçe për të diskutuar rezultatet e provave klinike nëse një dozë e tretë e vaksinës do të ishte e nevojshme për imunizimin e plotë.
“Të gjitha testet që janë bërë deri më tani shkojnë në drejtimin se ndoshta do të nevojitet një dozë e tretë, por ne jemi duke pritur që këto gjetje edhe të bëhen publike”, ka deklaruar Filipçe.
Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut ka doza të mjaftueshme të të gjitha llojeve të vaksinave duke siguruar qytetarët se të gjitha janë të sigurta dhe efikase për mbrojtje nga përhapja e virusit.
“Vaksina ulë seriozisht rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe sipas studimeve të bëra ulë edhe rrezikun e vdekjes për 20 herë. Ky duhet të jetë një motiv për qytetarët. Një përqindje e madhe e pacientëve të diagnostikuar sikur edhe më shumë se 80 për qind e atyre në spital, janë të pa vaksinuar, që do të thotë se ky është një problem jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Ne gjithashtu jemi në kontakt me kolegët në rajon, kudo spitalet janë të mbingarkuar me pacientë të pa vaksinuar”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë variante të reja të koronavirusit, por tha se marrja e vaksinës mbetet mjeti i vetëm për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe paraqitjen e mutacioneve të reja.
“Me siguri se do të ketë mutacione të reja të virusit. Sidoqoftë, është vaksina ajo që mbron, zvogëlon rrezikun e vdekjes disa herë ose nga një formë të rëndë të sëmundjes”, ka theksuar Filipçe. Sipas një raporti të Ministrisë së Shëndetësisë, në katër javët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 480 persona viktima dhe prej tyre 429 nuk ishin të vaksinuar, kryesisht në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit, ku përqindja e vaksinimit është deri në 30 për qind.
Në qytetet ku përqindja e vaksinimit është e lartë, numri i viktimave është shumë i ulët, mes një dhe tre të vdekur.
Më të lexuarat


Zgjerohet konflikti/ Ministri turk nxeh gjakrat: Me lejen e Zotit do ta marrim ishullin grek, përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Athina

“Do të vras me kaçavidë”/ 26-vjeçarja përjeton momente tmerri, bashkëshorti e dhunon në sy të fëmijës, ja si arriti t’i shpëtonte nga duart (DETAJE)

Shtohen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti jep alarmin për konflikt të armatosur, ndërkombëtarët shuajnë planet e Vuçiçit, paralajmërohet ndërhyrja e KFOR-it

Mali i Zi në ngërç politik, “shkunden” pozitat e Dritan Abazoviçit, ja çfarë e pret kryeministrin dhe kush e ka në dorë fatin e tij

Skandali me përgjimet në Greqi, reagon Mitsotakis: Nëse do ta dija s’do ta lejoja kurrë

Pamje mbresëlënëse/ Filmohet gjallesa gjigande në det, kapiteni i anijes shtanget nga ajo që shikon (VIDEO)

Plasin tensionet në Mesdhe, anija turke nis nesër kërkimet, Greqia i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë"

Nis lufta e spiunazhit në Prishtinë, qeveria e alarmuar për skenarë destabilizues nga Moska e Beogradi, ja si agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës

S’ka “paqe” mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, qeveria e Prishtinës jep detajet: Reciprociteti, jashtë agjendës së takimit mes Kurtit e Vuçiç

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen
