Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miratohet Deklarata për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi

        Miratohet Deklarata për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi

Postuar: 12/09/2015 - 13:11

Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para pak çastesh miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.
 
Mediat kosovare shkruajnë se deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër. 
 
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, gjatë mbledhjes tha se sot është një ditë historike. Ai tha se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.
 
Ndërkaq kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare.
 
Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre.
 
Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 21:24

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut i kërkojnë kryeministrit Zoran Zaev që të jap dorëheqjen për dështimin për hapjen e negociatave.

Postuar: 18/10/2019 - 16:52

Në Shkup e mohojnë një zhvillim të tillë, ndonëse ‘Ansa’ njoftoi sot se kryeministri

Postuar: 18/10/2019 - 16:10

Pas dështimit të negociatave me BE-në, agjencia ANSA sapo ka njoftuar se kryeministri Zaev ka dhë

Postuar: 18/10/2019 - 15:32

“I thash kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtroj dorëheqjen”, ka de

Postuar: 18/10/2019 - 15:07

Kryetari i opozites maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp është de

Postuar: 18/10/2019 - 15:04

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special- gjyqtari i procedurës paraprake ka

Postuar: 18/10/2019 - 14:59

Bashkimi Evropian e dënoi transferimin e dhunshëm të qindra migrantëve në kampin Vuçjak, pranë