Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miratohet Ligji për Trepçën, kundërshton Lista Serbe

Miratohet Ligji për Trepçën, kundërshton Lista Serbe

Postuar: 08/10/2016 - 11:29

Kuvendi i Kosovës miratoi, pas mesnatës së të premtes, Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjigandi ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Me 79 vota pro asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë brenda ditës.

Kuvendi u mblodh, të premten pasdite, në një seancë për të shqyrtuar projektligjin për Trepçën, të cilin Qeveria e Kosovës ia paraqiti Kuvendit nga mesi i javës.

Me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi vendosi që të kryej të dyja leximet brenda ditës, për ta kaluar Ligjin për Kombinatin Trepça, që ndodhej ndërmjet rimëkëmbjes dhe likuidimit.

Qeveria e Kosovës dhe administratori i Trepçës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, thanë se kombinati “është pasuri e Kosovës”, duke vlerësuar se Beogradi “është i vetëdijshëm se nuk ka asnjë pjesë në të”.

Por, të njëjtin pohim për pasurinë u shpreh edhe Beogradi zyrtar, që kërkoi “përfshirje të kësaj çështjeje, dhe siç thotë, të pasurisë së një numri ndërmarrjesh që i takojnë”, në bisedimet e Brukselit.

Opozita në Kosovë, ndërkaq, e cilësoi projektligjin si “të mangët”, sepse e përjashton “Kuvendin nga çdo rol në rastin e Trepçës”.

Ligji në Kuvend u miratua përmes kundërshtimeve të deputetëve serbë dhe protestave të punëtorëve serbë të Trepçës në veri të Kosovës që për tri ditë rresht bllokuan për pak kohë magjistralen Prishtinë-Leposaviç.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:30

Një nga figurat kryesore të LDK-së, Vjosa Osmani, tha se do të bindë kryeministrin Edi Rama që të heqë dorë nga ideja e Shengenit ballkanik.

Postuar: 13/11/2019 - 22:31

xVjosa Osmani ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV&

Postuar: 13/11/2019 - 19:00

Manovrat e përbashkëta anti-ajrore mes Rusisë e Serbisë do të jenë një event i përvitshëm, tha

Postuar: 13/11/2019 - 15:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi sot pas komentete të kreut të Vet

Postuar: 13/11/2019 - 15:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arri

Postuar: 13/11/2019 - 14:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të

Postuar: 13/11/2019 - 14:42

Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin