BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Miroslav Lajçak kërkon të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, mustafa i nxjerr letrën e Mogherinit

Miroslav Lajçak kërkon të zbatohet marrëveshja për

Përpara se të largohej nga Kosova dhe të drejtohej për në Serbi, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi se nuk mund të ketë normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy shteteve pa pasur fillimisht një zbatimin të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Kosova ka premtuar përkushtimin e saj, Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen, parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar atë, kështu që Kosova duhet ta zbatojë këtë marrëveshje dhe është pjesë e procesit, është pjesë e negociatave. Kështu që, kur disa politikanë thonë se çështja është e mbyllur, do të thotë se ata nuk dëshirojnë të hapin tekstin dhe ne nuk po kërkojmë të hapim tekstin, ne po kërkojmë zbatim”, tha ai. Pas kësaj deklarate të Lajçak, kreu i LDK, Isa Mustafa ka publikuar një letër të cilën e ka pranuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini, para nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, në të cilën thuhet e ky asociacion nuk do të ketë fuqi ekzekutive. Mustafa thekson se këtë letër të pa publikuar më parë e ka prezantuar gjatë takimit që pati dje me Lajçak. “Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit, nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje: Në kontekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociacionit/Bashkësia, në harmoni me Marrëveshjen  e Parë dhe ligjet e Kosovës, nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implementimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook. Mustafa tha se këtë letër nuk e ka bërë publike as kur është akuzuar nga LVV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse akuzat i ka konsideruar të pabaza. “Sot në diskutimin që e pata me Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini. Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja. Bashkëngjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së”, shkruan Mustafa.

Qëndrimi i Lajçak

Lajçak nga ana tjetër është deklaruar edhe lidhur me vendimin e 2015 të Gjykatës Kushtetuese, por tha se vendimi i kësaj gjykate nuk ka thënë se Asociacioni nuk duhet të krijohet fare. “Gjykata ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës, kështu që hapi i radhës duhet të jetë diskutimi mbi statutin dhe kjo është çka ne presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, marrëveshja do të filloj së zbatuari pas nënshkrimit. Kjo do të thotë që zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit do të fillojë pas nënshkrimit të marrëveshjes, por hollësitë e marrëveshjes duhet të jenë pjesë e negociatave sepse nuk mund të lejojmë asnjë paqartësi të mbetet deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes”, tha ai. Lajçak është shprehur se nëse nuk ka marrëveshje lidhur me këtë temë nuk do të ketë normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, dhe sipas tij nuk ka marrëveshje pa Asociacionin e Komunave Serbe. “Ne po negociojmë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Për mua nuk i bie që ta përkufizoj se çka i bie normalizimi. Ana e Kosovës e ka bërë shumë të qartë se si është interpretimi i normalizimit. Ne jemi këtu që të gjejmë një normalizim apo të lehtësojmë procesin mes Kosovës dhe Serbisë. Janë dy palët që duhet të dakordohen. Nuk jam në pozitë që ta dua më shumë arritjen e marrëveshjes se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do ketë normalizim, dhe nuk ka marrëveshje pa Asociacionin sepse Kosova e ka marr zotimin, Kuvendi e ka ratifikuar. Është pjesë e procesit dhe negociatave”, ka thënë ai.

Më të lexuarat