
Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha i tregon SFIDËN që i ka shpallur Basha: Më tha o xhan do të...

Miroslav Lajçak mbërrin në Kosovë, bisedë kokë më kokë me Kurtin për dialogun me Serbinë

Shkruar nga Sonila Elezi 2 Mars 2021

I dërguari Special i Bashkimit Europian në lidhje me dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar ditën e djeshme takimin e parë të turit të tij në rajon. I pari të cilin ai ka takuar ka qenë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ndërkohë që gjatë ditës së sotme pritet që të takojë ushtruesen e detyrës s presidentes, zonjën Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti. Takimi me zonjën Osmani do të mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit është lajmëruar se do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Lajçak, asnjë nga palët nuk ka bërë deklaratë për media, duke e lënë në hije atë se për çfarë është folur. Takimi është zhvilluar në selinë qendrorë të Vetëvendosjes në Prishtinë. Ndërkohë, zoti Lajçak në një intervistë të dhënë më parë për Tanjug, agjencia kombëtare serbe e lajmeve me seli në Beograd, është shprehur se në vizitën të cilën do ta ketë në Serbi pas përfundimit të asaj në Kosovë, nuk do të shkojë me ultimatume në lidhje me procesin e dialogut dhe se vizita e tij nuk duhet të shihet si intimiduese. Emisari i BE u shpreh se në përfundim të vizitave në Kosovë dhe Serbi është shpresëplotë se mund të ketë një ide të qartë se kur do të mundet të rifillojë dialogu. “Nuk është sekret se BE-ja pret një vazhdim të dialogut dhe se dialogu është i pashmangshëm për Beogradin dhe Prishtinën në rrugën drejt anëtarësimit të BE-së. BE-ja është këtu, ne jemi gati t’i marrim dy udhëheqësit në Bruksel dhe tani është çështja se kur do të ndodhë kjo. Unë dua të dëgjoj një përgjigje lidhur me këtë çështje gjatë kësaj vizite”, tha Lajçak.
Dialogu
Duke komentuar raportimet e mediave se ai do të bënte presion për një marrëveshje për Serbinë, ai tha se Bashkimi Evropian nuk bën ultimatume. “Puna e Bashkimit Evropian nuk bazohet në ultimatume. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Qëllimi i dialogut është të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën dhe një të ardhme evropiane për të gjithë rajonin”, tha ai. Kur u pyet në lidhje me insistimin e SHBA për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, Lajcak u përgjigj se qëllim i dialogut është normalizimi i raporteve dhe se Beogradi dhe Prishtina janë palët që duhet të arrijnë një marrëveshje mbi atë se çfarë është normalizimi. Emisari i BE-së mbi dialogun, u shpreh edhe në lidhje me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe faktin që ai e ka listuar dialogun si të katërtin në listën e prioriteteve të qeverisë së të tij, e cila pritet të krijohet menjëherë pas daljes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një rezultat konkret dhe zyrtar. Lajçak tha se Albin Kurti e di shumë mirë se çfarë pritet prej tij. “Ai u zgjodh për të zgjidhur disa çështje të brendshme të Kosovës, të tilla si korrupsioni, drejtësia dhe çështjet sociale, dhe ai e di shumë mirë se bashkësia ndërkombëtare, BE dhe Shtetet e Bashkuara presin që dialogu të vazhdojë, dhe ai është i gatshëm për këtë”, citohet të ketë thënë Lajçak. Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars. Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars. Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.
Më të lexuarat


Ideja e ndryshimit të kufijve, Roth i prerë kundër hartës së re në Ballkan, SHBA duan dialog Kosovë-Serbi

Zbardhet dokumenti i sllovenëve, Shqipëria bashkohet me Kosovën, ja planet për hartën e re të Ballkanit

Lëvizje e bujshme! Nikos Dendias ‘zbarkon’ në Turqi, pritet të takohet me Erdogan/ Ja çfarë do ndodhë në orën 15:00

OKB diskuton për Kosovën, amerikanët kërkojnë nisjen e dialogut me Serbinë, BE kategorike kundër ndryshimit të kufijve

Gazetarin e vranë dy shqiptarë? Mediat greke nxjerrin pamje të reja çfarë u pa në vendngjarje pas ekzekutimit (VIDEO)

Ekzekutimi i gazetarit grek/ Policia zbardh të tjera detaje: Ra viktimë e kriminelëve grekë dhe shqiptarë, ja pistat që po hetohen

Ndërkombëtarët shtojnë presionet për dialogun Kosovë-Serbi, Ivica Daçiç i gatshëm të nisin bisedimet mes dy vendeve

Toka nuk gjen qetësi/ Një tjetër tërmet i fortë godet Greqinë, instituti gjeo-dinamik jep detaje

Detaje të reja mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik/ Flet motra e gazetarit të ekzekutuar, tregon mesazhet dhe kontaktet e fundit që kishin shkëmbyer: Diçka e shqetësonte

Kurti kërkon reciprocitet në dialogun me Serbinë, ndërkombëtarët shtojnë më tej presionet ndaj Prishtinës e Beogradit
