BREAKING NEWS

Ja si zyrtari i lartë i DASH “ia futi këmbët në një këpucë” Edi Ramës, Robert Papa nxjerr të fshehtat nga takimi mes tyre dhe parashikon fundin e hidhur si të Erdogan për kryeministrin shqiptar

Ja si zyrtari i lartë i DASH “ia futi këmbët në
x
BREAKING NEWS

Shërbimi diplomatik batërdi me shpenzimet, ja si abuzojnë ambasadat e Shqipërisë me qeratë, transportin, faturat dhe mobilimet, KLSH denoncon skandalin

Shërbimi diplomatik batërdi me shpenzimet, ja si abuzojnë
x
BREAKING NEWS

Ja arsimimi i deputetëve, nga diplomat falso, te titujt e gradat me shumicë dhe mungesa e një kriteri arsimor për të hyrë në Kuvend, zbardhet e shkuara e ligjvënësve shqiptarë

Ja arsimimi i deputetëve, nga diplomat falso, te titujt e gradat me
x
BREAKING NEWS

Ja lajmet e fundit për rritjen e pensioneve dhe pagave, kush përfitojnë dhe skema për të çuar pensionin minimal 300 euro, eksperti Klodian Muco jep detajet

Ja lajmet e fundit për rritjen e pensioneve dhe pagave, kush
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia “demaskon” planet e errëta të Sali Berishës dhe Ilir Metës me Fredi Belerin, nga spiunë të Sigurimit të Shtetit, te lidhjet e tyre me qarqet greko-serbe

Ilir Demalia “demaskon” planet e errëta të Sali
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha dhe grupi i zjarrit të masakrës së “21 Janarit” do të fundosen nga drejtësia e re, të rrezikuar nga SPAK, Edi Rama, ministra dhe oligarkë, Endri Shabani paralajmëron zhvillime të forta, ja dosja që do i çojë pas hekurave

Sali Berisha dhe grupi i zjarrit të masakrës së “21
x
BREAKING NEWS

Ja skandalet që “groposin” qeverinë, shumica e ministrave drejt burgut, mazhoranca në kolaps, kush do jetë koalicioni që do çojë vendin në qeveri teknike, ose zgjedhje të parakohshme

Ja skandalet që “groposin” qeverinë, shumica e ministrave
x
BREAKING NEWS

Ja “receta” për pensionistët që zvarriten gjykatave, si veprohet për njohjen e periudhave kontributive të para ’90-s, zbardhet formula për të moshuarit që kanë vite në pritje

Ja “receta” për pensionistët që zvarriten gjykatave,
x

Rajoni

Mirosllav Lajçak viziton Kosovën, Hoti kundër diskutimeve për së Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Mirosllav Lajçak viziton Kosovën, Hoti kundër diskutimeve

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka vizituar dje Kosovën. Zyrtarë të BE-së janë shprehur se vizita e Lajçak në Prishtinë dhe Beograd është bërë në kuadër të zhbllokimit të çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje kjo që ka paralizuar. Hoti disa herë e ka përsëritur se nuk do të pranojë të negociojë mbi këtë çështje, të cilën Serbia nga ana tjetër e paraqet si kusht për vazhdimin e bisedimeve. Ekspertë në Kosovë mendojnë se Beogradi e përdorë çështjen e Asociacionit për ta bllokuar procesin përsëri, e vizita e Lajcakut, sipas tyre, mund të ketë për qëllim t’i bëjë presion palëve. Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dje Lajçak, se çfarëdo marrëveshje përfundimtare që do të mund të arrihet me Serbinë dhe e cila nuk është e pranueshme për Kuvendin, do të mbetet e pa ratifikuar dhe rrjedhimisht e pazbatueshme.

Ajo theksoi nevojën për konsensus të brendshëm të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti për takimin

Pas përfundimit me të dërguarin e BE për dialogun Miroslav Lajçak, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë për shtypin, ku veç të tjerash tha se ka marrë garancinë nga partnerët ndërkombëtarë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. “Asociacioni është temë e mbyllur në marrëveshjen e vitit 2013. I kemi të gjitha garancitë e partnerëve ndërkombëtar se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Kur jemi ulur në tavolinë të parën e kemi hequr idenë për shkëmbimin e territoreve. Sot askush nuk flet për këtë temë, dhe se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive, Nuk kam ndërruar mendje, nuk i nënshtrohem presionit”, është shprehur Hoti. Kryeministri shtoi më tej se nuk do të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe pa u arritur marrëveshja finale me Serbinë. “Tani, jemi duke e diskutuar marrëveshjen finale, përfundimtare për njohje reciproke. Vlen parimi i dakorduar me partnerët tanë dhe me ndërmjetësit e dialogut se nuk dakordohemi për asgjë, derisa nuk dakordohemi për të gjitha. Asgjë nuk fillon të zbatohet derisa nuk përmbyllet marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, vijoi ai. Sa i takon takimit të Lajçak, kreu i qeverisë ka deklaruar se takimi ka shërbyer për të vlerësuar procesin e dialogut si dhe për të planifikuar takimet e ardhshme që do të zhvillohen në kuadër të këtij procesi.

Qëndrimet serbe

Hoti është pyetur edhe për deklaratat e kryetarit të subjektit politik, Lista Serbe, Goran Rakiç, i cili në Beograd, kërcënoi se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës nëse nuk formohet shpejt Asociacioni i Komunave Serbe. Hoti u shpreh i prerë dhe tha se qeveria nuk pranon asnjë kërcënim. “Kjo nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt. Absolutisht prej askujt. Nuk punon nën kërcënimet e askujt. Kemi disa marrëveshje të koalicionit me të gjithë, përfshirë edhe Listën Serbe për aq kohë sa i përmbahemi të gjithë kësaj marrëveshje”, deklaroi ai. Gazetarët iu referuan deklaratës së Petkoviç i cili tha se është përgjegjësi e Bashkimit Evropian që të ushtrojë presion mbi Prishtinën dhe të mundësojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Nuk do të ketë marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën përpara formimit të Asociacionit, dhe as nuk është në rend të ditës dhe as që është diskutuar diku. Serbia nuk do ta njohë Kosovën, dhe në këmbim të marrë një asgjë të madhe. Marrëveshja duhet të burojë nga dialogu”, tha Petkoviç. Nga ana tjetër, ambasadori i ri serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriç thotë se Kosova është duke bërë përpjekje për të pezulluar dialogun dhe që nuk dëshiron ndonjë rezultat. I pyetur lidhur me deklarata e fundit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se nuk do të pranoj të bëhen negociata shtesë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai thotë se kjo përçon një mesazh të papërgjegjësisë.