
Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të SPAK. Zbardhet çfarë u vendos për 'fatin' e tyre

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

“Mitsotakis nuk ekziston më për mua”/ Deklarata “bombë” e Erdogan, reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ Athina: Që tani e tutje...

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Maj 2022

Me një sulm personal ndaj Kyriakos Mitsotakis dhe siç e cilësojnë mediet greke, dukshëm i irrituar nga rezultatet e vizitës së kryeministrit grek në SHBA, Rexhep Tajip Erdogan ka kaluar në nivel më të lartë të retorikave në marrëdhëniet greko-turke, duke ndërprerë çdo kontakt mes dy vendeve.
“Që tani e tutje, Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk pranoj ta takoj. Sepse ne ecim përpara me politikanë me personalitet dhe dinjitet që e mbajnë fjalën. Ne kishim rënë dakord që të mos përfshinim vendet e treta në mosmarrëveshjet tona. Por pavarësisht kësaj, ai në një vizitë në SHBA javën e kaluar foli në Kongres dhe i paralajmëroi të mos na jepnin F-16”, ka deklaruar ai në fjalën e tij pas mbledhjes së kabinetit.
Erdogan ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për praninë e të paktën 10 bazave amerikane në Greqi duke mos kuptuar arsyen e ekzistencës së tyre në një moment që vendi u ka borxh shteteve të BE-së. 400 miliardë euro.
Duke komentuar këtë qëndrim që e ka quajtur ekstrem nga ana e presidentit Erdogan, zëdhënësi i qeverisë, Jorgos Oikonomou ka theksuar se Greqia nuk futet në një lojë deklaratash me lidershipin turk.
“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbron fuqishëm dhe në mënyrë efektive si ligjin tonë kombëtar ashtu edhe legjitimitetin ndërkombëtar. Politika e jashtme greke bazohet fort në histori, të drejtën ndërkombëtare dhe aleancat tona, sado që kjo i shqetëson disa. Politika jonë është një politikë parimesh”, ka thënë ai.
Sipas qarqeve qeveritare nuk përjashtohet përsëri një verë e “nxehtë” si ajo e dy viteve më parë mes Athinës dhe Ankarasë, pasi klima e mirë nga takimi në Stamboll dy muaj më parë i përket së shkuarës.
Ndërkohë vihen re rritje të mëdha të flukseve të emigrantëve si nga brigjet turke drejt ishujve grekë, ashtu edhe nga kufijtë tokësorë mes dy vendeve.
Me këtë atmosferë të krijuar vlerësohet se as që bëhet fjalë për realizimin e takimit të parashikuar mes Mitsotakis dhe Erdogan në Samitin e NATO-s në Madrid që do të mbahet në fund të qershorit, dhe për më tepër edhe për punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greko-Turk në vjeshtë në Athinë.
Më të lexuarat


Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin” Vuçiçin, Bashkimi Evropian miraton për herë të parë dokumentin për Kosovën që do të tronditë Serbinë

Autoritetet japin alarmin/ Moti me temperatura ekstreme dhe erëra të forta, e enjtja mbart rrezikshmëri të lartë për ...

Paralajmërohen trazira në Veri të Kosovës, Vuçiç dërgon “kriminelin” serb për të shkaktuar terror në Prishtinë

Përshkallëzohet protesta në Shkup, tentohet të vritet lideri i opozitës, publikohet foto

“Do digjeni në ferr”/ Tensionohet protesta në Shkup, qytetarët sulmojnë Kuvendin dhe ‘kërcënojnë’ qeverinë

‘Çmendet’ moti/ Reshje ‘apokaliptike’, rrugët kthehen në lumenj: Autobusi ‘noton’ në mes të rrugës. Instituti Hidrometeorologjik lëshon paralajmërimin (VIDEO)

Arratiset nga burgu krimineli i rrezikshëm, autoritetet në alarm

Kosova dhe Mali i Zi alarmohen për qëllimet e fshehta të “Ballkanit të hapur”, Abazoviç dhe Kurti të prerë se nuk do të mbështesin asnjë iniciativë që zëvendëson BE

Degradon situata! Protestuesit në Shkup thyejnë xhamat e ministrisë dhe sulmojnë policinë/ 47 efektivë të lënduar, disa në gjendje kritike për jetën. Ja çfarë po ndodh

Mali i Zi drejt BE, Brukseli vë kusht largimin e klasës së vjetër politike, ja prapaskenat e fshehta të Gjukanoviç që do të sjellin “tërmet” në Podgoricë
