BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Rajoni

Moska “i hedh benzinë” zjarrit të konfliktit në veri të Kosovës, ambasadori rus kërcënon me luftë dhe akuzon Perëndimin: Nëse ka gjakderdhje, Serbia do të përgjigjet

Moska “i hedh benzinë” zjarrit të konfliktit në veri

Kosova dhe Serbia, dy vende ballkanike që kryen një luftë të përgjakshme në vitet 1990 dhe kanë jetuar në një bashkëjetesë të vështirë që atëherë, janë sërish në mosmarrëveshje, këtë herë për lëvizjet e Kosovës për të detyruar serbët etnikë që jetojnë në rajonet e saj veriore të marrin targa, lëshuar nga autoritetet kosovare. Serbët etnikë bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të protestuar ndaj rregullave të reja, duke detyruar autoritetet kosovare të mbyllin dy pika kufitare, Jarinje dhe Bërnjak. Policia kosovare tha se gjatë protestave u qëlluan në drejtim të tyre. Ndërkohë Rusia po i fryn edhe më shumë zjarrit të konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinës. Gazeta “Sot” pas luftës në Ukrainë ka raportuar shumë herë se Putin po kërkon të përdorë Ballkanin për të shkaktuar tension dhe destabilizim, duke përdorur satelitin e saj Serbinë. Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko akuzoi ditën e djeshme Perëndimin për situatën e krijuar në veri të Kosovës si dhe kërcënon me përgjigje në rast gjakderdhjeje. “Perëndimi raporton qëllimisht në mënyrë sipërfaqësore dhe nuk dëshiron ta zbulojë thelbin e problemeve që lindën për fajin e tij, ose mbi të gjitha për fajin e Bashkimit Europian”, tha ndër të tjera Bocan-Harchenko në një intervistë për mediat ruse. Ai tha se Serbia do të “përgjigjet në mënyrë adekuate, nëse ka gjakderdhje”. Ai tha se situata është e vështirë dhe sipas tij, për momentin nuk ka zgjidhje. “Nëse ka gjakderdhje, Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate, do të mbrohet dhe do të fitojë”, tha Bocan-Harchenko.

Aleati i ngushtë i Putinit mbështet Serbinë

“Lëvizjet e njëanshme dhe të papërgjegjshme të Albin Kurtit kërcnuan sigurinë e serbëve në Kosovë. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë“, tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe aleat i ngushtë i Putinit. Lëvizjet e njëanshme dhe të papërgjegjshme të Albin Kurtit kërcënuan sigurinë e serbëve në Kosovë. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë“, tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe lider i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur.

Putin kërkon luftë në Kosovë

Për më shumë se dy dekada, Kosova ka qenë një çështje që i ka përplasur Perëndimin dhe Rusinë. Gjatë viteve të 90-ta, Rusia hapur ka qenë në mbështetje të Serbisë edhe përkundër faktit që shteti serb ka nisur dhe kryer disa luftëra në Ballkan, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë. Intervenimi ushtarak humanitar i NATO-së në Serbi dhe Mal të Zi në vitin 1999 qe çarja më e madhe ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë. Që atëherë, Rusia nuk ka reshtur së qeni kundërshtare e zhvillimeve në Kosovë, e sidomos qëkur Kosova shpalli pavarësinë.

Pra Ballkani nuk i ka shpëtuar jehonës së luftës në Ukrainë. Kosova e ka mbështetur Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë, të cilin Kurti, e quajti “sulm kundër të gjithëve ne”. Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Rusia, një aleate e vjetër e Serbisë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, dhe i ka bërë jehonë presidentit të Serbisë duke fajësuar qeverinë në Prishtinë për tensionet e përtëritura në veri të Kosovës. Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, akuzoi Kosovën të dielën se po përdor ligjet e reja të licencimit dhe dokumentet e identitetit për të diskriminuar popullatën serbe. “Ne i bëjmë thirrje Prishtinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që ta mbështesin atë që të ndalojë provokimin dhe të respektojë të drejtat e serbëve në Kosovë”, tha ajo, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass . Presidenti rus Vladimir Putin ka përmendur Kosovën për të justifikuar njohjen e tij të dy provincave separatiste në rajonin Donbas të Ukrainës lindore. “Shumë shtete të Perëndimit e njohën Kosovën si një shtet të pavarur,” i tha Putin shefit të OKB-së António Guterres kur të dy u takuan në prill. “Ne bëmë të njëjtën gjë në lidhje me republikat e Donbasit”.

Më të lexuarat