Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Murphy: Vuçiç i gatshëm ta njohë Kosovën, por i nevrikosur për taksën

Postuar: 18/09/2019 - 15:00

Senatori demokrat Chris Murphy, në një shkrim autorial të publikuar dje, ka përshkruar turneun e tij me senatorin republikan, Ron Johnson, në Kosovë, Serbi, Ukrainë e në Gjermani.
 
Sa i përket Kosovës, Murphy teksa ka treguar detaje nga takimet me liderët kosovarë, ka thënë se ata janë ankuar se tashmë nuk po e dinë kë të dëgjojnë rreth asaj si të ecet përpara me dialogun, SHBA apo Bashkimin Evropian, pasi dy palët kanë dhënë këshilla të ndryshme. 
 
Ndërkohë teksa ka treguar për takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, në Beograd, Murphy ka thënë se bashkë me Johnsonin e kanë kuptuar që presidenti serb dëshiron të bëjë një marrëveshje me Kosovën që do të përfundonte me njohjen e pavarësisë, por shton se ai është i zemëruar keq për vendosjen e taksës. 
 
“Ne të dy besojmë që ai dëshiron që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën për të njohur pavarësinë e tyre, por aktualisht, ai është i zemëruar si një grerëz për taksën 100 për qind”, ka shkruar Murhpy. 
 
Senatori amerikan ka treguar se i kanë bërë presion Vuçiç që të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. 
 
“ Ai thotë se sa më parë që hiqet taksa, është i gatshëm të rikthehet në bisedime”, shton Murhpy. 
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi tashmë kanë përcaktuar, Matthew Palmer, si Përfaqësues Special, i cili do të merret ekskluzivisht me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 
 
Palmer pritet që të brenda dhjetë dite të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, ndërkohë siç kanë konfirmuar nga Ambasada e SHBA, ai planifikon që të vizitojë edhe Republikën e Kosovës, megjithatë data ende nuk është caktuar. 
Thuhet që do të bëhen përpjekje që dialogu të rinisë në fundin e dhjetorit apo në fillim të janarit 2020, ndërsa si afat për arritjen e një marrëveshje finale po thuhet që është vendosur vera e vitit 2020
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 21:24

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut i kërkojnë kryeministrit Zoran Zaev që të jap dorëheqjen për dështimin për hapjen e negociatave.

Postuar: 18/10/2019 - 16:52

Në Shkup e mohojnë një zhvillim të tillë, ndonëse ‘Ansa’ njoftoi sot se kryeministri

Postuar: 18/10/2019 - 16:10

Pas dështimit të negociatave me BE-në, agjencia ANSA sapo ka njoftuar se kryeministri Zaev ka dhë

Postuar: 18/10/2019 - 15:32

“I thash kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtroj dorëheqjen”, ka de

Postuar: 18/10/2019 - 15:07

Kryetari i opozites maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp është de

Postuar: 18/10/2019 - 15:04

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special- gjyqtari i procedurës paraprake ka

Postuar: 18/10/2019 - 14:59

Bashkimi Evropian e dënoi transferimin e dhunshëm të qindra migrantëve në kampin Vuçjak, pranë