Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mustafa: PDK dhe LDK u bënë bashkë për Kosovën, koalicioni alternativa më e mirë

 Mustafa: PDK dhe LDK u bënë bashkë për Kosovën, koalicioni alternativa më e mirë

Postuar: 09/02/2016 - 22:54

Kryeministri Isa Mustafa thotë se në takim me shoqërinë civile, theksoi se koalicioni PDK-LDK u bë për shkak të nevojës për ta drejtuar Kosovën në një fazë të ndjeshme të saj.
 
Ai theksoi se situata në të cilën ndodhet Kosova ishte edhe arsyeja e bisedimeve mes tyre.
 
“Në takimin e sotëm me shoqërinë civile theksova se jam i bindur që sikurse për mua, edhe për z. Thaçi, do të ishte më e lehtë të drejtonim subjektet tona si rivalë politikë. Por, tani kemi realitet tjetër. Rezultati i zgjedhjeve dhe nevoja për drejtuar Kosovës në një fazë të ndjeshme për të ardhmen e saj, na ka bërë bashkë. Jo për t’u konformuar me njëri-tjetrin. Por, për ta qeverisur Kosovën në një fazë të përmbylljes të tranzicionit të gjatë në të gjitha fushat e jetës.  Për vendime të mëdha, të cilat po i merr Kosova në këtë mandat por edhe për të ardhmen e vendit, koalicioni i dy partive shtetformuese, dhe ushtrimi i përgjegjësive mbi parimet e marrëveshjes së koalicionit, me një rol konkurrues të opozitës, del të jetë alternativa më e mirë e suksesit dhe e ndërtimit demokratik të vendit”, ka shkruajtur ai në Facebook.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 21:24

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut i kërkojnë kryeministrit Zoran Zaev që të jap dorëheqjen për dështimin për hapjen e negociatave.

Postuar: 18/10/2019 - 16:52

Në Shkup e mohojnë një zhvillim të tillë, ndonëse ‘Ansa’ njoftoi sot se kryeministri

Postuar: 18/10/2019 - 16:10

Pas dështimit të negociatave me BE-në, agjencia ANSA sapo ka njoftuar se kryeministri Zaev ka dhë

Postuar: 18/10/2019 - 15:32

“I thash kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtroj dorëheqjen”, ka de

Postuar: 18/10/2019 - 15:07

Kryetari i opozites maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp është de

Postuar: 18/10/2019 - 15:04

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special- gjyqtari i procedurës paraprake ka

Postuar: 18/10/2019 - 14:59

Bashkimi Evropian e dënoi transferimin e dhunshëm të qindra migrantëve në kampin Vuçjak, pranë