BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Rajoni

Mustafa sulmon ashpër Kurtin: Boll recitoi, të merret me punë dhe jo me LDK, ne e bëmë kryeministër

Mustafa sulmon ashpër Kurtin: Boll recitoi, të merret me punë dhe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shpjeguar se thyerja e madhe në mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi ndodhi në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas Kurtit, ai kërkonte të shpallej gjendja e jashtëzakonshme në kohën kur ishin 19 të infektuar dhe asnjë i vdekur. Ndërkohë nuk ka lënë pa nënvizuar edhe ekzistencën e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi që konkludon në shkëmbim territoresh. Në intervistën për T7, kryeministri është shprehur edhe  për koalicionin LDK, AAK e Nisma, ku tha se është koalicion që i ka humbur zgjedhjet dhe ikur treni. “Ky koalicion është një lloj kombinimi i fustrimit dhe dëshpërimit. Në zgjedhjet e kaluara është dashur t’i mundim një nga një, tash lirisht le të bëhen bashkë, edhe presidentin le ta marrin”, tha ai. Deklaratat e Kurtit janë konsideruar recitime nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa, madje ai ka nënvizuar faktin se ishte partia e tij që e bëri Kurtin Kryeministër.  “Nuk jam duke i përcjellë recitimet e Albin Kurtit. Por, vlerësoj se do të ishte më mirë që ai, si kryeministër në detyrë, këto ditët e fundit, të merret me disa punë të qeverisë dhe jo me LDK-në. Kurti s’do të bëhej kryeministër pa përkrahjen e LDK-së. Prandaj, në qoftë se ka pranuar që të korruptuarit, sipas tij ta bëjnë kryeministër, kjo dëshmon se edhe ai vetë në mendje dhe në logjikë është i korruptuar”, ka thënë Mustafa. Mustafa thotë se LDK është unike, por nuk përjashton mundësinë se brenda partisë së tij ka individë që nuk janë në linjën e njëjtë me të.

Zgjedhjet e reja

Lëvizja Vetëvendosja pretendon që qershori i vendosur si kufi nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti për zgjedhjet, është legjitime duke argumentuar që zgjedhjet mund të mbahen brenda 45 ditëve nga dhënia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi dekretimin e Avdullah Hotit si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Një pretendim i tillë, pra mbajtja e zgjedhjeve të reja, është kundërshtuar nga dy partitë kryesore të koalicionit që pritet të krijojnë qeverinë e le, Lëvizja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë sipas mediave kosovare, ekspertët ligjorë japin muajin korrik si mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve, gjithmonë nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të ankesës së LVV dhe rrëzon dekretin e Presidentit Thaçi, dekret që për momentin është i pezulluar. Anëtarja e kryesisë së LVV, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë pas rrezikut nga pandemia Covid-19. “Ne e kemi përmendur si muajin më të përshtatshëm muajin qershor, por kjo nuk mundet të ndodhë për faktin se sipas legjislacionit të kushtetues, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk mund të mbahen më herët se 30 ditë dhe më vonë se 45 ditë. Në këtë drejtim kemi thënë se duhet të mbahen sa më parë që është e mundshme pas rrezikut nga pandemia Covid 19”, thotë ajo.

Reagon Haziri

Kundër zgjedhjeve të reja është shprehur edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë është tepër luksoze. Ndërkohë që drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka përcaktuar afatin prej 45 ditësh nëse kushtetuesja e rrëzon dekretin e presidentit Hashim Thaçit, si optimal për mbajtjen e zgjedhjeve. “Nëse Gjykata Kushtetuese potencialisht merr një vendim që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, atëherë afati prej 45 ditëve është afati që e përcakton Kushtetuta dhe ligji. Këtu nuk mund të themi që është në kuadër të vullnetit të presidentit apo dikujt tjetër. Nënkupton se momentin kur kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë automatikisht vihet në zbatim afati prej 45 ditëve. Në këtë rast, duke marrë për bazë që kemi të bëjmë me organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme, mendojë që ky afat do të ishte afat optimal se kur do të ishte dita se kur do të mbaheshin zgjedhjet”, thotë ai.