BREAKING NEWS

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas
x
BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x

Rajoni

NATO dhe SHBA blindojnë Ballkanin, 5 mijë trupa zbarkojnë në Maqedoninë e Veriut, ja lëvizja e gabuar e Putinit në rajon që mund të shkaktojë tmerr në Rusi

NATO dhe SHBA blindojnë Ballkanin, 5 mijë trupa zbarkojnë në

NATO dhe SHBA janë gati për çdo situatë për luftën që mund të ndezë Rusia në Ballkan. Një stërvitje e madhe ushtarake që përfshin rreth 5 mijë forca të SHBA-së dhe aleatëve fillon nesër në vendin e provës Krivolak në Maqedoninë veriore. Lëvizja e fundit e ndërkombëtarëve në rajon paralajmëron Moskën që të mos bëjë gabim duke synuar ndonjë vend anëtar pasi kjo aktivizon “Nenin 5”, duke përfshirë të gjitha shtetet pjesë e NATO-s të nisin sulmet kundër Rusisë. Mësohet se stërvitja e quajtur “Përgjigjja e Shpejtë 22” fillon me zbarkimin e një batalioni të përforcuar nga Brigada 173 Amerikane e Parashutës në Krivolak. Përveç ushtarëve amerikanë, në stërvitje do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë. “Hija e luftës në Ukrainë është e fortë dhe nuk ka më eufemizma politike në shpjegimet e skenarëve të stërvitjes. Është e qartë se ky është një kontroll i NATO-s në rast se duhet të angazhohet në Ballkan apo Lindje”, shkruan “Rrjeti i Sigurisë Ballkanike”. Është planifikuar angazhimi i 45 avionëve dhe helikopterëve, rreth 1800 parashutistëve dhe mbrojtja e avionëve luftarakë. Rrjeti i Sigurisë Ballkanik shton se vendi qendror i stërvitjes është terreni stërvitor i Krivolakut, sepse është i rregulluar për stërvitje në kushte afër luftës. Në atë zonë përveç uljes do të tregohet edhe mbështetje direkte ajrore. Në aeroportin e Petrovecit do të marrin pjesë avionë sulmues amerikanë A-10 nga Garda Kombëtare e Merilendit, ndërsa në aeroportin e Petrovecit kanë mbërritur helikopterët Chinook dhe Black Hawk nga Amerika dhe Apache nga Britania e Madhe. Stërvitja do të zgjasë deri më 20 maj dhe është pjesë e një stërvitjeje ndërkombëtare të organizuar me të njëjtin emër këtë pranverë në rajonet e Arktikut, Baltikut dhe Ballkanit.

Maqedonia: Lufta në Ukrainë, thirrja e fundit ndaj BE-së

Lufta në Ukrainë është thirrja e fundit ndaj Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor, ka thënë zv.kryeministri maqedonas, Bojan Mariçiç. Poltika e zgjerimit në rajon kërkon lidership dhe vendosmëri politike pa stër-burokratizme, ka thënë ai. “Nëse BE nuk i përgjigjet kësaj thirrjeje të Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe nuk pranon datë për nisjen e negociatave, atëherë i tërë Ballkani Perëndimor mbetet anash pa perspektivë të qartë dhe pre e ndikimeve të huaja”, ka thënë Mariçiç. Tregimi se Bashkimi Evropian “është i dështuar” e ushqen edhe më tej narrativën ruse dhe ato që përfitojnë nga ajo, u shpreh zv/kryeministri. “Tanimë është urgjente”, tha Bojan Bariçiç, që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

Rajoni rrezikohet nga ndikimi rus

Ndikimi aktual i Rusisë në Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë. Investimi ekonomik i Rusisë në rajon, është i fokusuar në sektorë strategjikë si energjia, teksa Moska ka shfrytëzuar sistemet e patronazhit partiak dhe korrupsionit. Gjatë viteve të fundit, Rusia i ka forcuar lidhjet e saj ushtarake me Serbinë, duke i shitur armë, avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Por është besimi ortodoks i rusëve, dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës, ai që hedhur themelet për fuqinë e saj të butë në rajon. Kjo qasje i ka hapur rrugën depërtimit të fuqishëm të ndikimit rus në Serbi, Bosnjë dhe në Malin e Zi, ku segmente të rëndësishme të politikës janë shumë pro-ruse. Për udhëheqës si Aleksandër Vuçiç në Serbi dhe Milorad Dodik në Bosnje, lidhjet e ngushta me udhëheqjen ruse janë një çështje e mbijetesës politike. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, në Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje janë organizuar tubime pro-ruse nga grupimet e ekstremit të djathtë që kanë lidhje direkte me Rusinë. Për fraksionet nacionaliste në mbarë rajonin, që e shohin Rusinë e Putinit si një mbrojtëse të ortodoksëve, pushtimi nga Rusia i një vendi ortodoks si Ukraina nuk është një kontradiktë shumë e madhe.

Më të lexuarat