BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Rajoni

NATO kërcënon Serbinë se do ta shuajë nëse sulmon Kosovën, kryetari i Partisë Republikane serbe akuzon Vuçiç se është tmerruar nga ultimatumi i gjeneralëve të aleancës

NATO kërcënon Serbinë se do ta shuajë nëse sulmon

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, duket se ka qenë e planifikuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili mësohet se kishte urdhëruar ushtrinë serbe që të ndërhynte sapo konflikti të degjeneronte në dhunë e armë. Por duket se ky plan ogurzi i hartuar nga presidenti serb Vuçiç, u nuhat nga NATO, e cila ka kërcënuar drejtpërdrejt Serbinë se do ta shuaj nëse sulmon Kosovën. Këtë pretendim fillimisht e zbuloi dje ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner, i cili tregoi dje rrugën që do të ndiqte NATO për të shuar rebelimin serb në Veriun e Kosvës. Ndërkohë një lajm i kësaj natyre u konfirmua ditën e djeshme edhe nga kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç, i cili ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke e quajtur këtë të fundit si palaço që ka angazhuar mediet propagandistike në Beograd. Në një reagim në rrjetet sociale, republikani Sanduloviç thotë se Vuçiç u tërhoq menjëherë pasi gjeneralët e NATO-s e paralajmëruan se do të rrafshojnë Serbinë, në rast se ai tenton të fusë ushtrinë në Kosovë. “Tani ku u fshehe, o Aleksandër Vuçiq ti palaço i zakonshëm e jo Komandat Suprem! Pse nuk po e thërret Konferencën për shtyp e ta lajmërosh Serbinë se çka iu thanë mbrëmë gjeneralët e NATO-s, komandantëve “serb”? Pse nuk e tregon që ata ju lajmëruan që nese nisesh me ushtri në Kosovë do të rrafshojnë Serbinë? Dil tani, Palaço Suprem dhe tregohu pra Serbisë, në veshjen e qyqes dhe jo të na lodhësh neve në Serbi me mediumet e Gebelsit”, shkruan Sanduloviç.

Kosova shtyn vendimin për zbatimin e reciprocitetit

Ndwrkohw qeveria e Kosovës ka marrë vendim ditën e djeshme që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa. Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. SHBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë larguar të gjitha barrikadat në veri të Kosovës. Sipas tij, situata është e qetë, si edhe janë hapur edhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Përpara se situate të ishte qetësuar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti doli në konferencë për shtyp duke treguar se kishte të shtëna dhe barrikada me njerëz të armatosur por nuk pati të lënduar. Gjithashtu, mesazhi i qartë që prishi planet e presidentit serb ishte NATO. Pas tensioneve në veri të Kosovës, KFOR-i ka bërë me dije se kjo forcë është e gatshme të marrë masa e nevojshme dhe të ndërhyjë kur duhet që të ofrojë sigurinë e Kosovës.  “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, deklaron KFOR-i. Ndërkohë, Kurti përsëriti zotimin e qeverisë se do të shtyjë zbatimin e dy vendimeve për targat dhe dokumentet deri më 1 shtator nëse do të hiqen të gjitha barrikadat. Ndër të tjera i bëri thirrje ndërkombëtare që të dënojnë dhunën e grupeve serbe që i cilësoi banda kriminale.

Alarmi nga qeveria e Kosovës

Në një komunikim zyrtar qeveria e Kosovës tha se e dënon ashpër bllokimin e rrugëve në veri dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Në njoftim thuhet se kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. “Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta të përgatitura nga Beogradi zyrtar. Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës. Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin”, njoftoi dje qeveria e Kosovës.

Sveçla jep detaje për atë që ndodhi në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje se cfarë ka ndodhur ditën e djeshme në veri. “Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre. Këto sulme ishin të përgatitura që një kohë të gjatë e këto përgatitje kulmuan nga takimet në Beograd e në Rashkë. Ministri po ashtu jep detaje për sulmet mbi qytetarët shqiptarë në pjesën veriore dhe për sulmet kibernetike. “Krijimi i panikut, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, lëvizja e personave të armatosur e të maskuar brenda vendit, rrahja brutale e qytetarëve tanë si dhe tentim vrasja e zyrtarëve tanë policorë janë veprime të papranueshme dhe në këtë drejtim, janë duke punuar intensivisht hetimet dhe drejtësia padyshim do të ndodhë. Përdorimi i grupeve të tilla kriminale për destabilizim të vendit nga pala serbe nuk e rrezikon vetëm vendin tonë, dhe kjo bëhet edhe më serioze kur Serbia e cila përmes grupeve të tilla synon të arrijë qëllimet e veta merr mbështetje të plotë dhe tashmë publike nga Moska”, tha ai.

Më të lexuarat