BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

NATO ndërton bazën ushtarake pranë kufirit, Moska në alarm

NATO ndërton bazën ushtarake pranë kufirit, Moska në alarm

Në qytetin lituanez të Kazlu Ruda, ndërtimi i poligonit të parë të standardizuar të forcës ajrore të NATO-s në rajonin e Balltikut po përfundon, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë lituaneze të Mbrojtjes.

 
Poligoni do të vendoset rreth 60 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe ka mision të qartë "të kontribuojë në politikën e NATO-s për të penguar Rusinë". Në të, avionët ushtarakë do të jenë në gjendje të ushtrojnë sulme ndaj objektivave të tokës. Përveç kësaj, struktura do të përdoret për trajnimin e pilotëve ushtarakë.
 
Ndërtimi i poligonit filloi në 2017 dhe fundi i saj është planifikuar për tremujorin e fundit të këtij viti. Projekti është duke u zhvilluar me ndihmën e njësisë inxhinierike të Forcave Ajrore të SHBA-së. Financimi i ndërtimit vjen nga Iniciativa Evropiane e Garancive të Sigurisë (ERI).Kjo bazë vjen ndërkohë që NATO vë Rusinë në vendin e parë midis "kërcënimeve ndaj sigurisë transatlantike".
 
Vitet e fundit, Moska ka tërhequr në mënyrë të përsëritur vëmendjen dhe paralajmërimin kundër veprimtarisë së paparë ushtarake të NATO-s pranë kufijve perëndimorë të Rusisë, si në shtetet baltike. NATO vazhdon të zgjerojë iniciativat e saj drejt lindjes nën pretekstin zyrtar të "shmangies së agresionit rus".
Moska ka shprehur më shumë se një herë shqetësimin e saj mbi rritjen e forcave të SHBA-NATO në Evropë. Zëdhënësi i Presidentit rus Putin, Dmitri Peskov, kohët e fundit deklaroi se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd, por nuk do të injorojë veprimet potencialisht të rrezikshme për interesat e saj jetike.
 
Ekspertët rusë thonë se kjo strukturë do të ketë jo vetëm rëndësi ushtarake, por edhe ekonomike. Analisti i Sputnik Nikita Danjuk thotë se vendet baltike kanë vështirësi ekonomike dhe janë të interesuara për bashkëpunim të ndërsjellë me vendet e NATO-s.
 
Gjithnjë sipas ekspertëve rusë cituar nga Sputnik, vendosja e bazës ushtarake nuk do të forcojë mbrojtjen e Lituanisë. Danyk beson se në rast të një konflikti të vërtetë, vendet baltike nuk do të kishin asnjë shans kundër Rusisë.Ekspertët rusë gjithashtu paralajmërojnë se rritja e trajnimit të ri ushtarak në një distancë të vogël nga kufiri rus është në shkelje të Marrëveshjes për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë, nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga 16 vende të NATO-s dhe gjashtë vende të Organizatës së bllokut të Varshavës, dhe ajo krijoi ekuilibrin e forcave konvencionale të armatosura të shteteve anëtare.

Më të lexuarat