BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan! Qëllohet në drejtim të 'Shqiponjave' dhe FNSH!

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me
x

Rajoni

Ndahet nga jeta ‘kasapi i luftës’ që organizoi ekzekutime masive kundër shqiptarëve, kush ishte gjenerali i tmerrshëm dhe çfarë tha ai në Tribunalin e Hagës (EMRI)

Ndahet nga jeta ‘kasapi i luftës’ që organizoi ekzekutime

Është ndarë nga jeta mbrinjen e djeshme gjenerali serb Dragolub Ojdaniç. Ai ka qenë i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Ojdaniç njihej nga të gjithë si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe gjatë luftës në Kosovë që organizoi ekzekutime masive dhe krime çnjerëzore.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë në janar 2013 ai i pranoi krimet e luftës në Kosovë.

“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet që janë bërë në gjykimin [kundër meje]. Çdo gjë që mbetet për mua është të kryej dënimin tim”, shkroi Ojdaniç në një letër që i dërgoi Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY) më 25 janar 2013.