BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Rajoni

Ndërhyn edhe DEA! Arrestohet zyrtari i lartë i policisë, kapet me drogë në vlerë prej 800 mijë euro

Ndërhyn edhe DEA! Arrestohet zyrtari i lartë i policisë, kapet me

Një zyrtar i lartë policorë Maqedoninë e Veriut është arrestuar nga policia, pasi është kapur me drogë në vlerë prej 800 mijë eurove.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili thotë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA.

“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook.

Pritet që MPB të jep më shumë detaje rreth këtij rasti.