BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Rajoni

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,

Serbia është futur “në listën” e kuqe të Bashkimit Evropian. Marrëveshja për planin e konsultimeve të rregullta të Ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, e cila u nënshkrua së fundi në Nju Jork, po shkakton një reagim gjithnjë e më të dhunshëm nga Perëndimi! Reagimi i fuqishëm erdhi ditën e djeshme nga Komisioni Evropian, të cilët kanë paralajmëruar se Serbia pritet të ngelet jashtë BE nëse vazhdon të mbajë këtë linjë pro-ruse. “Kjo lëvizje është në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të Beogradit për t'u bashkuar me BE," theksoi qartë Komisioni Evropian. Pra Vuçiç ka kaluar vijat e kuqe dhe reagimi i ndërkombëtarëve ka ardhur më i fortë se kurrë këtë herë. “Nëse shohim se Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë organizon konsultime të rregullta me ministrinë e një vendi që shkel Kartën e OKB-së në baza ditore, ushtria e të cilit kryen krime dhe mizori, atëherë kjo është një shenjë shumë e qartë e synimit të tyre për të forcuar lidhjet e tyre me Rusinë dhe kjo ngre pyetje serioze”, tha Peter Stano, zëdhënës për politikën e jashtme të KE-së.

Serbia jashtë BE

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Stano ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet ministrave Sergej Lavrov dhe Nikola Selakoviç për konsultime dhe koordinime të rregullta në dy vitet e ardhshme. Ky dokument u nënshkrua të premten e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. “Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë me vendet partnere dhe veçanërisht me ato në procesin e anëtarësimit, se marrëdhëniet nuk mund të jenë normale me një vend dhe regjim të tillë, që kryen kaq shumë krime dhe mizori. Ne e marrim shumë seriozisht”, tha Stano, duke shtuar se Serbia me vendim të saj e ka shpallur si prioritet anëtarësimin në BE. “Ky vendim nënkupton harmonizimin me Bashkimin Evropian në çështjet e politikës së jashtme,” theksoi Stano.

Serbia bëhet “porta” e Rusisë në Evropë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po shërben si një portë shpëtimi për Vladimir Putinin. Beogradi është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.  Moska e ka shfrytëzuar prej kohësh pakënaqësinë e vazhdueshme e serbëve ndaj fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që çoi në krijimin e Kosovës si një shtet i pavarur. Për shkak të shpërthimeve të shpeshta të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, forca e madhe paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO në Kosovë, vazhdon të luajë një rol thelbësor në përpjekjet për stabilizimin e rajonit. Rusia e ka dëshmuar shpesh se di të jetë një mjeshtre e shpërqendrimit të vëmendjes, dhe se si mund të përfitojë nga ndarjet etnike, si të forcojë politikanët nacionalistë të linjës së ashpër, apo të ndërlikojë axhendat e vonuara të reformave në rajonin e Ballkanit. Kremlini e ka treguar në mënyrë të përsëritur, se Ballkani është një mjedis i favorshëm për të kundërpërgjigjur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ndarje e shumta etnike, politike dhe sociale të rajonit, së bashku me zhgënjimin e madh me ritmin e ngadaltë të integrimit euroatlantik, krijojnë mundësi të lehta që Moska të prishë rendin evropian të pas Luftës së Ftohtë. Pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare për luftën e saj kundër Ukrainës, qeveria ruse nuk po tregon asnjë shenjë se do të heqë dorë nga sjellje të tilla, siç është edhe bashkëpunimi më të i elitave të korruptuara lokale dhe marrëveshja me Vuçiçin ka shkaktuar tension edhe më të madh. Kjo është ajo që kërkon Putin.

Masat që pritet të marrë BE

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se nëse Serbia nuk ndryshon kurs do të fillojnë sanksione të fuqishme ndaj saj. Nga pezullimi i financimeve, ku shembull u dha Hungaria me linjën që mbajti pro Putinit e deri tek heqja e statusit për në BE. Pra shumë shpejt Vuçiç do të ulet me një karrige dhe nuk mund të vazhdojë gjatë këtë politikë që po ndjek, një dorë tek Rusia dhe një tek Perëndimi.