BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Rajoni

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, i kërkojnë me çdo kusht njohjen e Kosovës, presidenti serb i alarmuar zbulon planet e Perëndimit për Prishtinën më 23 qershor

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,

Evropianët e kanë bërë të qartë, se pa njohur Kosovën nuk ka Serbi. Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme (AFET) ka miratuar ditën e djeshme raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Në raportin për Serbinë për herë të parë thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të "bazohet në njohjen reciproke”. Raporti vjen, pasi kancelari gjerman Olaf Scholz, i dërgoi një mesazh të qartë Beogradit, duke tërbuar Serbinë se nëse nuk njeh Kosovën atëherë integrimi në Bashkimin Evropian është i pamundur. Pas këtyre zhvillimeve, presidenti Aleksandër Vuçiç ka filluar të tërhiqet. Sinjalet e qarta u dhanë ditën e djeshme, pasi Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë. Konfirmimin e bëri vetë presidenti, Vuçiç, pas vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Heronjve të Koshares në Beograd. “Jemi të vetëdijshëm që duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiç, teksa foli edhe për presionin e Bashkimit Europian për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën në procesin e dialogut. “Do të jetë një samit interesant më 23 qershor në Bruksel, kur do të merren vendime për Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Presim kritika të mëdha karshi nesh. Por unë pyes se çfarë duhet të bëjmë ne tani, të njohim Kosovën?”, tha Vuçiç për mediat.

Serbia nuk bën dot pa investimet evropiane

Vuçiç foli sërish për deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje reciproke në mënyrë që vendet të përparojnë drejt integrimit në BE. Presidenti tha se këtë e sheh si cenim të integritetit territorial dhe zbuloi se në Bruksel do të përsërisë atë që thotë vazhdimisht perëndimi për Ukrainën, që kufijtë duhet të mbrohen. Vuçiç nënvizoi se Serbia nuk bën dot pa investimet evropiane. Duket se Beogradi do të bëjë pak lëshime, pasi presidenti konfirmoi se duke nisur nga nëntori i këtij viti, vendit i tij nuk do të jetë në gjendje të importojë naftë nga Rusia për shkak të sanksioneve të Unionit. Si pasojë e kësaj, paralajmëroi se gjatë dimrit mund të ketë mungesa në furnizimin me karburant, energji elektrike dhe gaz.

Vuçiç: BE do ta shpërblejë Kosovën me viza më 23 qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë ditën e djeshme se është duke pritur që më 23 qershor, Brukseli ta shpërblej Kosovën me liberalizim të vizave, gjë për të cilën Vuçiç thotë se s’ka asgjë kundër. Ai ka thënë se vetëm do të pres e të shoh se si Evropa do të arsyetojë një vendim të tillë për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë sipas tij, Kosova “s’po bën asgjë në dialog”, dhe se “ka ndaluar zgjedhjet”. “Por unë dua vetëm të shoh se si do të shpjegojnë, do t’i shpërblejnë ata që nuk bënë asgjë në dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan në incidentet e përditshme se nuk e meritojnë besimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Vuçiç

Kosova dhe Serbia më pranë marrëveshjes për energjinë

Çështja e energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës të banuara më shumicë serbe, është një nga temat e dialogut Kosovë-Serbi, që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kosova dhe Serbia janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së energjisë elektrike për serbët në veri të Kosovës, të cilët që nga paslufta nuk paguajnë faturat e rrymës. Kjo konfirmohet edhe nga Prishtina dhe Beogradi, ndonëse në forma të ndryshme. Presidenti i Serbisë, deklaroi se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit dhe për këtë çështje ai tha se “ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS). Edhe qeveria e Kosovës nga ana e saj konfirmon se palët janë shumë pranë zgjidhjes së çështjes së furnizimit dhe pagimit të energjisë elektrike.