BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Rajoni

Ndërkombëtarët ndërhyjnë për të qetësuar situatën e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell thërret në Bruksel Kurtin dhe Vuçiç për tensionet në Veri

Ndërkombëtarët ndërhyjnë për të qetësuar

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, ka nxitur shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të kërkojë një takim në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.. Kurti dhe Vuçiç kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve. Nga Brukseli theksohet se tensionet janë pasoja e drejtpërdrejt e mungesës së vullnetit të liderëve për t’u ulur dhe për të vazhduar dialogun. Zyrtarët në Bruksel theksuan se para nisjes së pushimeve verore në BE ishte planifikuar që të mbahej një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë. “Për shkak të atij fakti të mosmbajtjes së takimit tani kemi tensione që kanë potencial të përshkallëzohen sepse kemi sërish një temë të nxehtë. Çdo politikan i përgjegjshëm do t’i hipte avionit dhe do të vinte në Bruksel sa më shpejt që të mundej me qëllim që të gjendej një zgjidhje në Bruksel”, tha një zyrtar evropian. Ftesa e Borrellit për takimin në Bruksel është e hapur dhe deri tani nuk ka ndonjë datë për raundin e ri të dialogut sepse “gjithçka varet nga vullneti politik i liderëve të Kosovës dhe Serbisë”. Deri më tani nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në këtë takim të thirrur nga Borrell. Siç u konfirmua në Bruksel, përfaqësuesit e BE-së kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit gjatë 31 korrikut, kur u vendosën barrikada në veri të Kosovës nga serbët lokalë. Ndërsa, Kurti tha se me presidentin serb duhej të takohej në Bruksel më 19 korrik. “Ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për fund të muajit gusht mbase ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj që ndodhi dje sepse ne është dashur të takohemi më 19 korrik dhe e shtynë këtë takim për fund të gushtit. Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell, do të shkojë në Bruksel”, tha dje Kurti.

Më të lexuarat