BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Ndërkombëtarët shtojnë presionet për dialogun Kosovë-Serbi, Ivica Daçiç i gatshëm të nisin bisedimet mes dy vendeve

Ndërkombëtarët shtojnë presionet për dialogun

Pas konstituimit të të gjitha institucioneve në Kosovë, proces që përfundoi me zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, tema e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka nxitur zyrtarët nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të nxitur në përparimin e procesit. Ditën e djeshme, Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka dërguar një letër urimi për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me postin e tij në krye të qeverisë. “Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës ju dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi në letrën drejtuar Kurtit. Komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Daçiç për dialogun

Ivica Daçiç, Kryetari i Parlamentit serb ka deklaruar ditën e djeshme se arritja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është përparësia më e rëndësishme absolute dhe shtetërore e Serbisë. Kreu i Kuvendit dha deklarata të cilat bien në kundërshtim me ato të presidentit Aleksandar Vuçiç. Presidenti serb, në kohën kur Joe Biden u zgjodh presidenti i ri i SHBA-ve, tha se kohë të vështira do të vini për Serbinë, duke pasur parasysh faktin që Biden njihet si nje mik i Kosovës. Nga ana tjetër, Daçiç e ka vlerësuar SHBA-në si një partner të pazëvendësueshëm. "Ne kishim një diplomaci të pandërprerë dhe shumë dinamike, e cila kulmoi në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me takimin e Presidentit Vuçiç dhe Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrit një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me Kosovën dhe Metohinë, por edhe çështje të tjera të rëndësishme", tha Daçiç. Ai tha se ndryshimi i administratës dhe ardhja e Presidentit Biden, për Serbinë nënkupton vetëm vazhdimin e punës së vazhdueshme dhe të partneritetit për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës, si përparësia më e rëndësishme shtetërore dhe kombëtare e Serbisë. "Ne e dimë që kemi partnerë të sinqertë tek Presidenti Biden, Sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre, dhe energjinë e tyre të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe Metohisë, si dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të përbashkët, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe mirëbesimit”, theksoi Daçiç. Ndërkohë, pak ditë më parë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka deklaruar se reciprociteti buron nga e drejta për barazi, sovranitet dhe të qenit i pavarur. Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të mbrohen nga sjellja arbitrare e shteteve të tjera. “Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”, tha zëdhënësi Kryeziu për mediat kosovare. Dje zoti Kryeziu bëri me dije se ende nuk është caktuar ndonjë datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. Ai ka thënë se reciprociteti është qëndrim parimor dhe qëndrimi i tyre është i njohur edhe sot dhe ka qenë i njohur edhe në të kaluarën. “Ne jemi të interesuar për trajtim të barabartë. Unë mendoj që askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit”, ka thënë ai. Kryeziu ka thënë se nuk ka një datë të caktuar për vendosje të reciprocitetit, duke shtuar se kjo vendoset në bazë të parimeve.