
“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

Ndikimi rus po shkakton tension, projekti i gjermanëve për të siguruar paqe afatgjatë në Ballkan, ja çfarë po përgatit Berlini për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Maj 2022

Gjermania është e fokusuar në mbështetjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ndalimi i zgjerimit të BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ka lënë hapësirë për rritjen e ndikimit nga Rusia dhe Kina, por gjermanët do të vendosin paqe afatgjatë. Sinjali i parë nga Berlini ka ardhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke kërkuar me urgjencë hapjen e negociatave. Gjermania ka paralajmëruar se së shpejti këto dy vende do të marrin dritën jeshile. Koha më e afërt është qershori. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në një takim informal në Bruksel. Takimi pati si qëllim zhvillimin e një debati strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, për sfidat e reja të krijuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Të pranishëm në takim ishin edhe ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në dokument e përgatitur për diskutimet ditës së djeshme thuhet se agresioni i Rusisë ka krijuar ndryshime domethënëse në rreshtimet gjeo-politike. “Më shumë se kurrë ka pritje që Ballkani Perëndimor t’iu përkushtohet vlerave evropiane si vende anëtare në të ardhmen. BE duhet t’i rreshtojë partnerët e saj rreth mbrojtjes së vlerave të përbashkëta dhe normave kyçe ndërkombëtare, dhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë si shkelje të rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe rrezik për paqen dhe sigurinë globale”, është thënë në këtë dokument jozyrtar. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në një deklaratë për mediat, është shprehur e prerë se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet tu hapen negociatat, pra të fillojë tryeza e parë ndërqeveritare e cila pengohet nga vetoja Bullgare ndaj RMV. Nga ana tjetër, Baerbock duke patur parasysh luftën në Ukrainë thekson se: ‘‘Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe çështje gjeopolitike. Duhet t’i qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ministrja gjermane.
Ballkani në tension
Nga ana tjetër, shumë politikanë në Berlin janë të mendimit se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet. Shumë vëzhgues shohin një rrezik të madh, që Ballkani t’i kthejë sytë gjetkë. Një shkak tjetër që e bën shumë të nevojshme çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është efekti pozitiv që mund të kenë ato edhe mbi dialogun Serbi-Kosovë. Gjithashtu Bashkimi Evropian e tha qartë se nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Deklarata e Ana Pisonero, zëdhënëse e shtypit për zgjerimin pranë BE-së, erdhi pas reagimit të kryeministrit Rama se nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare ngelet në ngërç, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe hapjen e negociatave menjëherë, duke qenë se kushtet janë plotësuar. Pisonero shtoi se, Këshilli Evropian vendosi në mars të 2020-ës të hapte negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kishin plotësuar detyrat duke e merituar këtë. Zëdhënësja e BE-së ka edhe një mesazh për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo shprehet se unioni i inkurajon të dyja palët që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet e mbetura pezull. Zyrtarë të lartë të BE-së kanë ravijëzuar se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por veto-ja bullgare ndaj MV-së mbetet penalizuese. Lufta në Ukrainë është një thirrje zgjimi dhe një kujtesë për rëndësinë e Projektit Evropian për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin. Ndalimi i zgjerimit të BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ka lënë hapësirë për rritjen e ndikimit nga Rusia dhe Kina, dy shtete që janë më se të gatshme të mbushin vakumin e lënë nga BE-ja. Ekziston rreziku që regjimi nihilist i Putinit mund të veprojë në mënyrë oportuniste duke destabilizuar Bosnjën dhe Hercegovinën, Moldavinë, Malin e Zi dhe Kosovën, në mënyrë që të largohet fokusi nga lufta e agresionit që po zhvillohet në Ukrainë.
Më të lexuarat


‘Çmendet’ moti në shtetin fqinj me Shqipërinë, breshëri sa një kokërr vezë zbardh rrugët, lëndohet një grua

Erdogan kërcënon me daljen nga NATO, ja pse konflikti i ndezur mes Greqisë dhe Turqisë mund të shkaktojë një luftë të madhe në rajon

Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë, inteligjenca në Iran paralajmëron trazira në Manëz të Durrësit, ja kërcënimi që vjen nga Teherani

TRAGJIKE/ Trupi i një gruaje gjendet në bodrumin e banesës, ishte i mbuluar me beton. Zbardhen detajet zyrtare

"Po përjetoj abuzim"/ Gruaja ‘fundos’ priftin, përfundon në paraburgim pas denoncimit të saj: Dyshoj se...

Serbia, pika ku mund të plasë “Lufta e Tretë Botërore”, ja si Moska po tenton të helmojë Vuçiçin dhe pse NATO do të përfshihet në konfliktin e armatosur në Ballkan

Detaje tronditëse/ Nënë e bir gjetën vdekjen pasi makina e tyre përfundoi në ujë, flet dëshmitari: Ndaluan fillimisht, më pas i dhanë gaz!

Nuk ka “dritë në fund të tunelit” nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, ja precedenti i rrezikshëm që po alarmon Evropën

Vjedhje spektakolare, ‘skifterët’ i marrin biznesmenit 1 milionë euro në 6 minuta

Dy politikanë të gatshëm për destabilizimin e Ballkanit, analisti i njohur amerikan nxjerr planin e Vladimir Putinit për rajonin
