
“Ku është Arben Ahmetaj?”/ Taulant Balla zbulon çfarë ka ndodhur me ish-ministrin

Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, arrestohet Stela Gugallja. Ja në çfarë vendi të botës është ndaluar

Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij pas shpalljes “non grata”, fton militantët të “rrethojnë” Kuvendin dhe dërgon “kamikazë” te shtëpia e Ramës në Surrel

Pas vendimit të Gjykatës për Alda Klosin, reagon menjëherë avokati i saj: Ka pasur një debat të gjatë në këtë seancë. Ja versioni që ka dhënë Rozeta Dobi për herë të katërt

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë

Sali Berisha i bindur se “Hamza” Ilir Meta do e tradhtojë sërish, ja pse kreu i “Foltores” nuk do futet në zgjedhjet e 14 majit me logon e PL dhe dera e hapur e pazarit për “non gratin” e lirinë e Shkëlzenit

Ndizen sërish tensionet mes Kosovës e Serbisë, Kurti përplaset në distancë me ortakun e Edi Ramës, Vuçiçin: Ministrit të Millosheviçit i vjen keq që jam liruar nga burgu, nuk do t’i arrijë qëllimet e tij me Kosovën

Shkruar nga Elmas Bogdani 30 Nëntor 2022

Situata mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e qetë. Kryeministri Albin Kurti kërkon me ngulm që në Bruksel të arrihet marrëveshja e propozuar nga Franca dhe Gjermania e cila mes rreshtave nënkupton njohjen e Kosovës. Nga ana tjetër presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është totalisht kundër. Së fundmi ka plasur dhe një debat në distancë mes tij dhe Kurtit. Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Nga Norvegjia, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti serb ka përsëritur deklaratën e dhënë një ditë më herët se nëse për kryeministrin e Kosovës se çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur për të. Madje dhe nuk e ka kursyer ironinë. “A ka thënë se për të çështja e statusit ka marrë fund? Edhe për mua çështja e statusit ka marrë fund për kohë të gjatë, në pajtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Nëse do të shkojë, le të shkojë, rrugë të mbarë. Kaloftë mirë në Bruksel,” ka shtuar ai me ironi.
Albin Kurti nuk tërhiqet
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi dje se është i gatshëm të diskutojë për bashkimin e komunave serbe dhe të drejtat e serbëve në Kosovë, por jo si parakusht për dialog, por si pjesë e diskutimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me propozimet e Gjermanisë dhe Francës. Në një intervistë për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Kurti tha se në 10 vitet e fundit në Bruksel janë lidhur 33 marrëveshje, prej të cilave dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar në Serbi. “E pranoj se ato 33 marrëveshje ekzistojnë dhe jam i gatshëm t’i marr parasysh të gjitha kur të fillojnë bisedimet zyrtare për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit gjermano-francez në Bruksel. Serbia dëshiron të veçojë atë një marrëveshje dhe të injorojë 32 të tjerat, si dhe planin franko-gjerman. Unë nuk do të marr pjesë në këtë”, tha Kurti. “Nëse flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, unë jam i gatshëm të flas për komunitetin dhe të drejtat e pakicës serbe, por jo si parakusht për bisedimet, por si pjesë përbërëse e tyre”, shtoi ai.
Kryeministri i Kosovës “demaskon” Serbinë
Kurti tha se Serbia “përsërit vazhdimisht se nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, se Kosova është një “shtet artificial”, dhe se “në atë gjendje gjoja artificiale, ai dëshiron një bashkësi shumë reale të komunave”. Zgjidhja serbe është ‘ju nuk ekzistoni, por ne duam diçka nga ju’. Ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Përveç kësaj, kur luteni për diçka, gjithmonë duhet të keni parasysh se e njëjta kërkesë mund t'ju drejtohet edhe juve. Në Kosovë, pakicat përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë, në Serbi rreth 20 për qind. Serbia duhet të kujdeset për parimin. Po ashtu, Gjykata jonë Kushtetuese tha se ZSO nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Kurti.
Kurti: Vuçiçit i vjen keq që jam liruar nga burgu
Kryeministri kosovar, duke iu përgjigjur pyetjes se a e ka rënduar fakti që ka qenë në burg në kohën e Sllobodan Millosheviçit, kur ministër i Informatave ishte presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se për të “nuk është aq shumë problemi se çfarë ishte Vuçiç, por çfarë nuk tregon as sot as më të voglin keqardhje për atë që ishte”. “Në vend që të pendohet që ka qenë ministër i informacionit i Millosheviçit, ai i vjen keq që jam liruar nga burgu më shumë se një vit pasi ai u rrëzua nga pushteti”. Ai e tha këtë në disa raste dhe kjo më acaron. Nuk bëhet fjalë për atë që kam kaluar në burg, por për faktin se pak ka ndryshuar në Serbi”, tha Kurti. I pyetur për kritikat e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell se ai ishte kokëfortë kundër një kompromisi në bisedimet e fundit në Bruksel, Kurti tha se "nuk është kokëfortë, por besnik i parimeve". “Ka parime dhe vlera që unë i përmbahem dhe që nuk i negocioj në Bruksel”. Ne nuk do të shkojmë në Bruksel për të folur për policinë, prokurorët, doganierët apo kadastrat. Ne jemi atje si përfaqësues të dy vendeve për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Është një dialog për një marrëveshje themelore, jo një dialog për të kapërcyer krizën. “Nuk kemi nevojë për dialog për hir të dialogut dhe as për të treguar se Brukseli është aktiv”, tha Kurti.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh? Tërmet i fortë shkund Greqinë, sa ishte magnituda

E bujshme, Aleksandër Vuçiç drejt dorëheqjes si President, zgjedhje të jashtëzakonshme në shtator, ja si presioni nga Perëndimi në lidhje me Kosovën po “shkund” Serbinë

Ndërkombëtarët “zbarkojnë” sërish në Kosovë e Serbi, Albin Kurti pranon planin franko-gjerman, Vuçiç thotë se Perëndimi mund të ëndërrojë për njohje reciproke, ja prapaskenat

Mediat publikojnë FOTOT/ Deputeti shikon PORNO në mes të debatit të nxehtë në Kuvend

Plani franko-gjerman “ndez” Kosovën, Albin Kurti pyetet nëse marrëveshja përfshin njohjen reciproke

BE e vendosur për Asociacionin, mesazh të fortë Albin Kurtit: Gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet

Tensionet në Kosovë/ Shefi i EULEX-it bën paralajmërimin e frikshëm: Kriza mund të përshkallëzohet...

Tërmeti tragjik në Turqi/ Kosova merr vendimin urgjent

“Kosova pranon planin e...”/ Kurti zbardh detaje të rëndësishme nga takimi me Lajçak

Trazirat në Kosovë/ Avokati nxjerr 'sekretet' Rusi-Serbi: Kemi nevojë për BE-në që të largojmë ndikimin rus
