BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Rajoni

Ndizet Ballkani, Vuçiç kërcënon Kosovën me luftë njësoj si Millosheviçi në Gazimestan, ja “karta” e Beogradit që mund të shkaktojë një konflikt të armatosur me Prishtinën

Ndizet Ballkani, Vuçiç kërcënon Kosovën me

Situata mes Serbisë dhe Kosovës është ndezur ditën e djeshme, pas kërcënimit me luftë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. “Jemi në beteja dhe para betejave, nuk janë të armatosura, por as nuk mundemi t’i përjashtojmë”, tha ai. Por ajo që vihet re, është se Vuçiç ka përdorur fjalët e njëjta, si Sllobodan Millosheviç.  Ai e ka thënë këtë shumë kohë më parë, në 1989, në Gazimestan. Vuçiç, ka vlerësuar se situata për serbët që jetojnë në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.  “Unë e di që pas shumë vitesh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet populli ynë. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më komplekse se sot”, theksoi Vuçiç. Ai i ka porositur serbët që mos të bien “provokime”. “Qeveria e Kosovës ka dërguar njësitet e tyre paraprakisht në Jarinje dhe Bërnjak, me dëshirën që të ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime. E gjithë kjo duhet të fillojë me bindjen e serbëve që të heqin dorë nga targat KM”.  Vuçiç shtoi se shqiptarët po përpiqen t’ua imponojnë serbëve vullnetin e tyre. “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është formuar për 3390 ditë, askush nga bota nuk ka reaguar. Unë kërkoj nga shqiptarët që të mos mendojnë se do të mund të bëjnë krime ndaj serbëve dhe se do të mund ta poshtërojnë Serbinë dhe popullin serb. Nëse mendojnë kështu, ju informoj se cili do të jetë rezultati”, u shpreh Vuçiç. Kreu i shtetit serb ka theksuar se Serbia nuk provokon dhe nuk dëshiron konflikte. Nuk është një vend që do të mund ta fitoni lehtësisht si në kohën e Sllobodan Millosheviçit dhe Boris Tadiçit”, tha ai.

Vuçiç përdor reciprocitetin si “kartë” për destabilizim

“Në rast se do të nisin të persekutojnë serbët, t’i keqtrajtojnë, vrasin, Serbia do të fitojë. Kjo është gjithçka që dua të them”, ishin këto fjalët e Vuçiç. Marrëveshja që do të hyjë në fuqi ditën e sotme ka tërbuar presidentin serb. Por çfarë përmban ky vendim? Më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin e Kosovës. Ky afta  shtyhet deri më 31 tetor 2022.Në një njoftim për media thuhet se fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “?A”, e të cilët nga data 1 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022 duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”. Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerët dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve të nevojshme për procedurat dhe kriteret e parapara për pajisje me targa “RKS”. Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht për informimin e qytetarëve, asistimin në ndjekjen e hapave të nevojshme dhe mbarëvajtjen e procesit. Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve kanë vazhduar më tej me përgatitjet në të gjitha komunat në Republikën e Kosovës, për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve.

Analisti serb: Vuçiç kërcënoi me luftë

“Pavarësisht se si interpretojmë atë çfarë tha Aleksandër Vuçiç, duket si një dhe vetëm një gjë: kërcënim lufte, ose thënë me fjalët e Millosheviçit, “beteja të armatosura”. Ose madje edhe ‘kërcënim se do të fitojmë’, por në diçka që s’ka të bëjë me paqe dhe është e kundërta e paqes, dhe do të jetë që ajo që s’është paqe e ka tani vetëm një emër. Prandaj, në mënyrë që të arrihet ajo fitore, duhet që të niset luftë”, shkruan analisti serb Teofil Pançiç në analizën e tij ndaj fjalimit të fortë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme.