
SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Ndizet fitili i “fuçisë së barutit” në Ballkan, NATO “blindon” Veriun e Kosovës, Borrell dhe ministri italian ngrenë alarmin: Ekziston rreziku i një lufte të re

Shkruar nga Elmas Bogdani 1 Qershor 2023

Tensionet mbeten të larta në Kosovë pas përleshjeve midis pakicës etnike serbe dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO. Protestuesit serbë u mblodhën sërish dje para bashkisë së Zveçanit, duke kërkuar tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës dhe kryebashkiakëve shqiptarë etnikë që ata nuk i konsiderojnë përfaqësues legjitimë. Ushtarët e KFOR-it rrethuan ndërtesën komunale dhe siguruan perimetrin me një gardh metalik dhe tela me gjemba. Gjatë përleshjeve, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë trajtuar në spitalin e Prishtinës. Minoriteti serb kishte bojkotuar zgjedhjet lokale, duke i lejuar shqiptarët etnikë të merrnin kontrollin e këshillave lokale, pavarësisht nga një pjesëmarrje e ulët. Situata mbetet delikate dhe tensioni etnik vazhdon të jetë sfidë në kontekstin e Kosovës. Në të gjithë këtë situatë, një paralajmërim i frikshëm ka ardhur nga ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, i cili shprehu shqetësimin e tij të madh, duke paralajmëruar, ashtu si kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, rrezikun e një përshkallëzimi: “Nuk mund të përballojmë një luftë tjetër”, tha ai, ndërsa NATO ka vendosur të rrisë kontigjentin e misionit në Kosovë.
“Blindohet” Veriu i Kosovës
NATO ka “blinduar” Veriun e Kosovës pasi ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Veri “në rast se ka nevojë”. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së djeshme të komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralit Stuart Munsch, në KFOR. Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi NATO vendosi të dislokojë forca shtesë, pasi 30 ushtarë të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan. “Diskutimet e tyre (Admiralit Munsch dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia) përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në postimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli në Tëitter.
Protesta e dhunshme në veri
Edhe pse ndërkombëtarët janë me sy e veshë nga Veriu, Policia e Kosovës ka njoftuar se është lënduar një zyrtar, si pasojë e sulmeve me gurë. Gjithashtu forcat e rendit në Prishtinë kanë konfirmuar se është sulmuar me sende të forta dhe një makinë e forcave të saj. “Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime. Po ashtu gjatë protestës, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit. Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore”, njofton policia. Kujtojmë se më 29 maj, KFOR ndërhyri ndaj protestuesve serbë në Zveçan, pasi ata paraprakisht nuk iu bindën thirrjeve që të shpërndaheshin. Protestuesit u përleshën me trupat e KFOR-it dhe përveç 30 ushtarëve të lënduar, është raportuar edhe për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.
Më të lexuarat


Paqe mes Kosovës dhe Serbisë? Lajçak bën deklaratën e bujshme për dialogun

Kumbari i Putin zbarkon në Ballkan, themelon në Serbi lëvizjen “Ukraina e II”, çfarë pritet të ndodhë

Kosova nuk është pjesë e Interpol, ministrit Rashiç zbulon si u lëshua urdhër-arresti për Radoiçiç

“Do kemi shumicë absolute”/ Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç shuan ‘ëndrrat’ e Daçiç për t’u bërë kryeministër

Milan Radoiçiç drejt prangave, Interpol lëshon urdhër-arresti për “trurin” e sulmit në Banjskë, dhjetëra akuza rëndojnë mbi të, ja sa vite burg rrezikon krimineli famëkeq serb

Tensione para gjykatës dhe ofendime nga më të rëndat, shtyhet gjyqi i Milorad Dodik, lideri serb i BiH ka vetëm 3 ditë kohë për t’i shpëtuar burgut

Injoruan urdhrat dhe u çuan të bënin selfie, bien nga varka në Venecia turistët kinez

"Do të shkojë me disa dosje të mëdha"/ A do të dialogohet edhe për Shqipërinë? Gazetari i njohur zbardh detajet që pritet të diskutohen në takimin Erdogan-Mitsotakis

Vrasja e Liridonës/ Presidentja Vjosa Osmani bën thirrjen e fortë: Duhet të luftojmë me ngulm mosnormalizimin e dhunës

Rreth 21 mijë familje në nevojë, qeveria ndan 5 mln euro për ngrohje
