BREAKING NEWS

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e
x
BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x

Rajoni

Ndizet fitili i “fuçisë së barutit” në Ballkan, Serbia “molla e sherrit”,  ja si Vladimir Putin po destabilizon rajonin

Ndizet fitili i “fuçisë së barutit” në

Ekzistojnë shumë arsye pse Ballkani Perëndimor e sheh me shqetësim të veçantë luftën që po ndodh në Ukrainë. Nga arsyet gjeopolitike, tek lidhja tradicionale midis Rusisë dhe Serbisë, tek planet e frikshme të mikut të Putinit, Milorad Dodik, në Bosnjë-Hercegovinë, dhe deri tek protestat dhe kaosi që ka përfshirë ditët e fundit të gjithë rajonin. Vladimir Putin për të përfituar nga problemet në Ballkan nuk ka nevojë të bëjë një luftë të re. Presidenti rus përfiton në Ballkan edhe duke e mbajtur situatën e  njëjtë. Duke i mbajtur këto tensione në rritje, duke u përpjekur për të krijuar tensione të reja. Por as që duhet të jetë një luftë. Protestat kanë plasur dhe po planifikohen edhe në ditët në vijim, në vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, apo dhe Shqipëria. Gjithashtu, në qendër të vëmendjes janë edhe përplasjet e forta Kosovë-Serbi, që nga momenti në moment mund të përshkallëzohen. Këtu përmendim edhe gjendja e rëndë të Bosnjës.

Kaos dhe në Mal të Zi

Me dhjetëra qytetarë protestuan para selisë së Qeverisë në Mal të Zi për të kundërshtuar marrëveshjen e paralajmëruar me Kishën Ortodokse serbe. Protestuesit mbanin në duar pankarta të tilla si “Serbia po gllabëron Malin e Zi, do të jetë një luftë e vazhdueshme”, “Abazoviç, kishat na i morët me ligj dhe tani me marrëveshjen doni të na merrni ekzistencën dhe shpirtin”. Qytetarët valëvisnin flamuj kombëtarë malazezë, si dhe flamuj të BE-së dhe NATO-s.

Tension i fortë Kosovë-Serbi

Pas shumë viteve në ngërç, një paqeje të trazuar që u perceptua gabimisht si normalizim, paralajmërohen sërish trazira në Kosovë-Serbi. Mjafton një shkëndijë dhe shpërthen konflikti i armatosur mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa nuk ngurron të akuzojë perëndimin për njëanshmëri në favor të Kosovës, Beogradi po kultivon planet e pushtimit të serbëve të veriut të Kosovës nga vetë kryeministri Kurti. Pretendimin e bëri vetë kreu i shtetit Aleksandër Vuçiç. Vendimi për heqjen e targave të makinave që lëshoheshin në Serbi dhe riregjistrimi i tyre në Kosovë për serbët e veriut ka futur në panik Beogradin, duke pretenduar madje edhe për spastrim etnik nga qeveria në Prishtinë.

Çfarë po ndodh në Maqedoni?

47 policë u plagosën gjatë protestës së fundit në Shkup. Protesta nisi përpara godinës së Qeverisë në orën 19.00 dhe përfundoi disa orë më vonë përpara ndërtesës së parlamentit. Me thirrjet “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes, protestuesit maqedonas kanë sulmuar policinë e kanë dëmtuar fasadat e godinës së kryeministrisë, ministrisë së jashtme dhe parlamentit, pasi hodhën deri edhe sende hekuri, pllaka betoni, koketeje Molotov e mjetet piroteknike. “Mëso historinë maqedonase”, ishin sloganet e tyre për ministrin e jashtëm Bujar Osmani, emrin e të cilit në pankarta e kishin deformuar në Bugar Osmani, ndërsa kërkuan dorëheqjen e tij dhe të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski. Për shkak të situatës së rënduar të sigurisë në qendër të Shkupit, presidenti Stevo Pendarovski u detyrua të anulonte një intervistë të parashikuar në një stacion televiziv, zyrat e të cilit gjenden shumë pranë godinës së Kuvendit.

Trazira në Bosnjë

Udhëheqësi i serbëve, Dodik, që është edhe anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka disa muaj që ka intensifikuar përpjekjet për ndarjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e territorit. Që nga vjeshta, ky entitet ka bllokuar shumicën e institucioneve shtetërore të Bosnjës. Mbi 200 ligje dhe akte ligjore janë pezulluar. Entiteti do, po ashtu, që të krijojë ushtrinë e tij dhe të pushojë së njohuri juridiksionin e gjyqësorit kombëtar dhe të autoritetit tatimor. Për këtë plan, analistët, por edhe disa zyrtarë thonë se Dodik ka bekimin e Rusisë. Dodik, i cili nuk e fsheh admirimin e tij për Putinin, ka thënë në fillim të qershorit se plani i tij për ndarjen e Republikës Sërpska është shtyrë për gjashtë muaj, për shkak të luftës në Ukrainë. Pjesën tjetër të Bosnjës, Dodik e quan “eksperiment të komunitetit ndërkombëtar” dhe “shtet të dështuar”.

Më të lexuarat