Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Rajoni

Ndizet Greqia për çështjen e emrit, notë proteste Maqedonisë së Veriut, për shkelje të Marrëveshjes së Prespës

Ndizet Greqia për çështjen e emrit, notë proteste

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë, për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin e shtetit.

Siç ka bërë të ditur shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, Athina zyrtare ka reaguar ndaj një veprimi të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Reshella Mizrahi, meqë në një konferencë për media, mbrapa saj ka qëndruar tabela me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

“Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet në tërësi. Ajo i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kandidaturës së fuqishme të saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, -deklaroi Dimitrov duke lexuar pjesë të notës së protestës.

Ministrja e Punës dhe e Politikës Speciale, Mizrahi është anëtare e VMRO DPMNE-së, e cila nuk e pranon Marrëveshjen e arritur, më 17 qershor të vitit 2018, për ndërrimin e emrit nga “Maqedoni” në “Maqedonia e Veriut”.

VMRO DPMNE-ja është në opozitë por bazuar në ligjin për qeverinë, ajo tani merr pjesë në qeverinë teknike dhe përveç Ministrisë së Punës drejton edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka kërkuar nga Ministrja e Punës, që të largojë tabelën dhe të kthejë të renë me emrin Maqedonia e Veriut në të kundërtën tha se do t’i kërkojë kryeministrit shkarkimin e saj.

Por, në një reagim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale hidhen poshtë pretendimet e shefit të diplomacisë.

“Është e drejtë demokratike e çdo qytetari të reagojë ndaj padrejtësive. Tabela me emrin e vjetër është i trashëguar, nuk ka asnjë tabelë me emër të ri. Pra, ekziston vetëm një tabelë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale edhe atë ish-ministres, tani zëvendëskryeministrit për çështje Ekonomike, Milla Carovska”, -ka deklaruar Ministrja e Punës, Rashella Mizrahi.