Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në hasmëri prej 13 vitesh/ Pajtohen dy familje shqiptare: Falur ju qoftë gjaku i djalit! (VIDEO)

Video: 

Postuar: 11/09/2018 - 12:58

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur 13 vite më parë midis dy familjeve shqiptare në fshatin Novolan të Kosovës. Pas një zënke mes kushërinjve të familjes Vatovci, vritet Çajupi, djali i Selim Vatovcit.

Akti i shtrirjes së dorës, midis lutjeve e lotëve dhe pas 13 vitesh, ka ndodhur këto ditë para faljes së namazit në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të mbushur përplot me besimtarë.

“Falur iu qoftë gjaku i djalit, për hatër të Allahut”, u tha mes tjerash gjatë shtrëngimit të duarve në mes të familjarëve të këtyre dy familjeve deri tani në hasmëri. Imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifaj, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, ka përmendur rolin e hoxhë Ekrem Avdiut.

“Shqiptari i vërtetë është ai i cili e fal vëllain e vet. Shqiptari i vërtetë nuk ka pushkë për vëllain e vet dhe shqiptari i vërtetë gjithmonë ka falje, tolerancë, mirëkuptim dhe synon harmoni mes vete”, tha mes tjerash ai. Latifaj bëri lutje që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve, ndërsa ka porositur që shembullin e tillë ta ndjekin të gjitha familjet shqiptare që janë në hasmëri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 18:44

Kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, tashmë ka dalë edhe Kroacia.

Postuar: 25/09/2018 - 18:24

Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ministrin e Ja

Postuar: 25/09/2018 - 15:22

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë se prioritet nacional i Serbisë është gjetja e zgjid

Postuar: 25/09/2018 - 08:54

Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë

Postuar: 25/09/2018 - 07:54

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë i administratës së SHBA, Charles Kupchan, ka inkur

Postuar: 25/09/2018 - 07:52

Qeveria Italiane ka miratuar dje atë që njihet si "Dekreti Salvini" me ndryshime radika

Postuar: 24/09/2018 - 23:32

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka theksuar se delegacioni kosovar nuk ka pranuar ende një dok