BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Rajoni

Në Maqedoni regjistrohen 22 viktima dhe 1,192 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Në Maqedoni regjistrohen 22 viktima dhe 1,192 të infektuar gjatë

22 të vdekur nga koronavirusi, 1,192 të infektuar dhe 359 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rastet e reja, sipas këtyre të dhënave, rezultojnë nga testimi i 3,211 mostrave.

Numri i testeve thuhet të jetë rekord, sikurse është edhe numri i të infektuarve brenda një dite, që nga paraqitja e pandemisë, në muajin mars.

Sa u përket viktimave, tetë u konfirmuan në Shkup, nga dy në Tetovë, Shtip, Veles, Manastir dhe Ohër, ndërsa nga një në Gostivar, Pehçevë dhe Krushevë.

Ndërkohë, nga të infektuarit, vetëm në Shkup u evidentuan 571 raste.

Me numër më të madh janë edhe Tetova (87), Kumanova (63), Shtipi (50), Ohri (49).

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 35,097 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1,071 pacientë kanë vdekur dhe 22,024 janë shëruar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, ndërsa gjithashtu ka premtuar ndihmë për përballje me pandeminë.

Javën e ardhshme, qeveria pritet të publikojë pakon e katërt në ndihmë të bizneseve, por edhe kategorive të ndryshme të qytetarëve, që arrin në 500 milionë euro.