BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Negociatat, Gjermania kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Roth kërkon të mbyllen konfliktet me Bullgarinë

Negociatat, Gjermania kundër ndarjes së Shqipërisë nga

Gjermania ka nisur një fushatë intensive të përfshirjes në Ballkanin Perëndimor në lidhje me integrimin evropian të shteteve të këtij rajoni. Ministri gjerman për Europiën, zoti Michael Roth në një konferencë për shtyp pak përpara takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, tha se situata ngelet delikate në Ballkanin Perëndimor. “BE duhet të mbajë premtimet dhe ndjekim angazhimet e deritanishme. Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet e tyre dhe tashmë është radha e Unionit që të mbajë premtimet pikërisht tani”, u shpreh ai. Më tej ministri Roth ka vijuar se Bashkimi Europian duhet që të nisë negociatat me të dy këto shtete sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke iu referuar situatës konfliktuale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, zoti Roth tha se shtetet duhet të punojnë vetë në shumë situata e të mos mbajnë shpresë vetëm në ndërhyrjen e BE-së për zgjidhjen e çdo situate, duke shtuar këtu edhe faktin që ekziston përgjegjësi e veçantë e njëzet e shtatë vendeve evropiane dhe BE dhe Gjermania janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e mundur në atë drejtim. “Unë shpresoj që do të mundemi që të zgjidhim problemet bilaterale në nivele bilaterale dhe jo vetëm në nivelin e përfshirjes së unionit në procesin e zgjidhjes së konflikteve”, deklaroi ai.

Integrimi i Kosovës

Shteti gjerman është gjithashtu shumë i përfshirë në procesin e integrimit të Kosovës. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë bisedës është folur në lidhje me perspektivën e rajonit në Bashkimin Evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi. Me anë të një postimi në Twitter, ministria e Jashtme Gjermane bëri me dije se ministri Maas tha se është prioritet kryesor i Gjermanisë të sigurojë një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. më tej në postim bëhet e qartë se ministri Maas e ka sqaruar se e vetmja mënyrë që të ketë përparim në prespektivën europiane të shtetit të Kosovës, është dialogu me Serbinë.“Është prioritet kryesor i Gjermanisë të sigurojë një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i udhëhequr nga BE mbetet vendimtar për këtë qëllim”, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër vetë Kosova ndodhet në një situatë të komplikuar sa i përket dialogut me Serbinë. Qeveria aktuale dhe Kryeministri Albin Kurti është shprehur se ka nevojë për kohë që të marrë në zotërim të gjitha dokumentet e lidhura me zhvillimin e dialogut nga qeveria paraardhëse, ndërse ish Kryeministri Avdullah Hoti pretendon se një kalim i plotë i tyre është ezauruar.  Zëvendëskryeministri në qeverinë Kurti, Bisnik Bislimi ditë më parë tha se kur kanë marrë detyrën nuk kanë gjetur dokumente për dialogun Kosovë-Serbi. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish kryeministri Hoti, i cili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryeministrit të ri i janë dorëzuar të gjitha materialet e nevojshme, përfshirë procesin e dialogut, të protokolluara. “Me rastin e dorëzimit të detyrës, kryeministri të ri i janë dorëzuar të gjitha materialet e nevojshme, përfshirë procesin e dialogut, të protokolluara. Më 30 prill, unë kam publikuar sqarimin e plotë lidhur me materialet e dorëzuara që i përkasin dialogut me Serbinë”, ka shkruar zoti Hoti.

Më të lexuarat