BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Negociatat me Serbinë, Thaçi pret Hotin: Jo dialog teknik, por politik për të siguruar njohjen reciproke

Negociatat me Serbinë, Thaçi pret Hotin: Jo dialog teknik, por

Presidenti i Kosovës nuk do dialog teknik me Serbinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit në zyrën e tij me kryeministrin Avdullah Hoti është shprehur kundër dialogut teknik me vendin fqinj. Përmes një deklarate publike Presidenti i Kosovës tha se për vendi dhe shoqërinë është me rëndësi qe bashkëpunimi ndërinstitucional të jetë efektiv. Sakaq ai theksoi se dialogu me Serbinë në asnjë rrethanë nuk duhet të zbres në nivel teknik, por të vijohet me dialog politik që do t’i siguronte Kosovës njohjen nga Serbia. “Unë e kam mirëpritur emërimin e Hysenit si koordinator, është me interes që të ndodhë ky dialog, sepse vetë me dialog Kosova mund të lëvize drejtë perspektivës evropiane. Duhet ta kemi një pikë të diskutimit, ne duhet të ndodhë njohja reciproke, dhe në asnjë rrethanë të mos zbresë në nivel teknik sepse nënkupton statuskuo dhe respektim i agjendës së Serbisë. Pra duhet të ndodhë njohja reciproke pastaj zgjidhja tjetër. Përpjekjet e Hotit kanë qenë që të ndërtohen konsensusi sa më i gjerë politik”, tha ai. M ë tej në takimin me Zotin Hoti ai tregoi se diskutuan rreth vendosmërisë së Kosovë sa i takon dialogut me Serbinë, duke theksuar këtu se Kosova duhet të ja qartësoj synimin e saj palës tjetër.

“Ne duhet të qartësojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Procesi i dialogut që rifilloi më 16 korrik në Bruksel nuk duhet të rrëshqasë në nivel teknik. E ritheksoj objektivi i dialogut me Serbinë është njohja reciproke”, deklaroi Presidenti. Ndërkaq, kryeministri Hoti shprehu besimin se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon. Sipas tij, kjo marrëveshje e nisur prej 9 vitesh mund të mbyllet plotësisht në muajt në vijim.“Unë mendoj që është një momentum shumë i mirë sepse kemi vëmendje të BE-së, të vendeve kyçe të BE-së, të Gjermanisë dhe Francës në veçanti, por edhe SHBA-së. Besoj shumë që në muajt e ardhshëm do ta përmbyllim këtë proces me sukses. Përmbyllja e këtij procesi që nisi më 2011 mund të përmbyllet në muajt e ardhshëm, pasi siç u shpreh ai ka një “momentum të mirë” për këtë”, tha Hoti.

Roli i ShBA në këtë proces.

Pavarësisht këmbënguljes dhe mundimit të aktorëve dhe institucioneve përgjegjëse në Kosovë për arritjen e një marrëveshje Kosovë -Serbi, Thaçi mendon se ky synim nuk do mund të arrihet pa bashkëpunimin e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sakaq ai ka bërë me dije se nisja e një dialogu politik të mirëfilltë lipset edhe nga nevoja që kanë vendet për bashkëpunim në zhvillimin ekonomik pas situatës së pandemisë. “Aty ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jam skeptik se mund të ndodhë njohja reciproke apo e di saktësisht e di që nuk ndodh. Pasi jam i bindur se pavarësisht diskutimeve që zhvillohen në këtë qytet apo tjetër qytet nëse nuk do ndodhen dhe përfaqësues ShBA-së jam i bindur që nuk do të ketë njohje. Natyrisht bashkërisht me prezencë nga Bashkimin Evropian. Është jetik që të ndodhë ky bashkëpunim ndërinstitucional. Diskutuam si të kalohet pandemia Covid-19, të kemi një respektim të plotë të masave të institut, diskutuam edhe për zhvillimin ekonomik si dhe qeshjen e dialogut me Serbinë”, u shpreh ai. Nisma për dialogun mes palëve Kosovë –Serbi është ndërmarrë prej kohësh. Së fundmi me 16 korrik, kryeministri Avdullah Hoti u takua në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ky ishte takimi i parë, pas 20 muajsh të ndërprerjes së dialogut. Pas këtij takimi, delegacionet e ekspertëve të të dyja vendeve, më 23 korrik u takuan në Bruksel. Paralajmërimet se ky takim i ekspertëve nënkupton rinisjen e dialogut teknik që nisi më 2011 dhe që u pasua më pas me dialogun në nivel politik nuk është mirëpritur në Prishtinë. Pasi qysh prej fillimit Presidenca është shprehur kundër rifillimit të dialogut teknik dhe po ashtu dy partitë e koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Më të lexuarat