BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Rajoni

Negociatat në duart e armiqve të Kosovës, spanjollëve dhe sllovakëve, loja e pistë e dyshes Lajçak-Borrell, prodhues të kaosit midis Prishtinës dhe Beogradit

Negociatat në duart e armiqve të Kosovës, spanjollëve dhe

Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk rezultoi i suksesshëm. Palët nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për çështjen e targave. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, përgjegjëse për dështimin e negociatave shënjestroi Kosovën. Por Prishtina ka plotësisht të drejtë të vendos për ligjet brenda territorit të saj dhe kjo vlen për çështjen e targave. Problemi nuk është te targat, por tek Bashkimi Evropian që nuk ka një ide te qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës. BE po sillet me dy fytyra në lidhje me situatën Prishtinë-Beograd. Ndryshe nga SHBA, e cila është e prerë në atë që kërkon, BE luan me dy porta. Deklaratat e Borell ndaj Albin Kurtit kanë ndezur më keq situatën me Serbinë.

Loja e pistë e Borrell dhe Lajçak

Por pse Borrell dhe Lajçak nuk janë njerëzit që të ndërmjetësojë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Shefit i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës. Deri këtu është çdo gjë normale. Por që ndërmjetësuesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë nga vendi që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një problem i madh. Po ashtu dhe Lajçak është nga Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarsinë e Kosovës. Ka patur reagime të forta në Prishtinë kundër Borrell dhe Lajçak. “Prej fillimit kur janë emëruar Borrell si përfaqësues i politikës së jashtme dhe Lajçak si ndërmjetësues, në njëfarë mënyre ka qenë frika se të dy këta si përfaqësues që vijnë nga shtete të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kjo mund të reflektojë në procesin e ndërmjetësimit. E kjo po vërtetohet me atë që ndodhi së fundmi”, tha Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”. Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka gabuar kur ka besuar se BE-ja dhe përfaqësuesit e saj mund të jenë plotësisht të paanshëm.  “Qeveria ka gabuar që nuk i ka kushtuar më shumë rëndësi të dërguarit Escobar, por ka besuar më shumë te BE-ja. Po, është e vërtetë që nuk kanë qenë komplet të paanshëm në dialog as Borrell e as Lajcak”. Gjithashtu dhe Vjosa Osmani, i ka quajtur deklaratat e Borrell “njëanshmëri e shpërfaqur haptazi”.

Linja e ashpër e Spanjës kundër Kosovës

Spanja është një nga 5 shtetet e BE-së që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Ajo refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës sepse e sheh Kosovën si precedent të rrezikshëm jo vetëm për territorin e vet, por edhe më gjerë. Historikisht, ndërveprimet e Spanjës me Ballkanin kanë qenë të ulëta.  Spanja është parë nga shumë si neutrale, ajo ka përkrahur Serbinë dhe ka kundërshtuar Kosovën. Tradicionalisht, diplomacia spanjolle e arsyeton refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës në bazë të ligjshmërisë ndërkombëtare dhe stabilitetit në rajon. Ndër të tjera ajo shmang paralelizmat mes situatës në Kosovë dhe asaj të Baskëve dhe Katalonjës, duke kujtuar se situata e tyre kushtetuese dhe ligjore është e ndryshme.

Qëndrimi i Kosovës për BE

Albin Kurti tha se Kosova ishte gati që ta pezullonte fazën e dytë të vendimit për targa, e cila parasheh shqiptimin e gjobave për qytetarët që qarkullojnë me automjete me targa ilegale serbe, në mënyrë që të krijohet hapësirë për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, “e cila sipas BE duhej te arrihej  deri në mars të viti 2023”. Dukshëm i zhgënjyer me qëndrimin e Bashkimit Europian që fajësoi Kosovën për mospranimin e propozimit të BE, Kurti tha Brukseli nuk kishte mbajtur një qëndrim të tillë kritik ndaj presidentit Vuçiç, i cili nuk kishte pranuar të nënshkruante marrëveshjen për të pagjeturit në muajin gusht, edhe pse ishte dakordësuar me tekstin. Sipas Kurtit, gjatë gjashtë muajve të fundit kanë qenë tetë opsione në tryezë për targat, edhe nuk dha detaje, për shkak të konfidencialitetit në bisedime, siç u shpreh. Për kosovën3 opsione kanë qenë të pranueshme, ndërsa për Serbinë asnjë, deklaroi kryeministri Kurti.

Më të lexuarat