BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Rajoni

Negocimi i SHBA, Kosova arrin marrëveshjen historike me Izraelin për njohjen si shtet, dështojnë lobimet serbe

Negocimi i SHBA, Kosova arrin marrëveshjen historike me Izraelin për

Dita e djeshme ka qenë një ditë historike për Kosovën dhe arritjen e saj në politikën e jashtme. Pavarësisht përpjekjeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të ndërhyrë në shtetin e Izraelit për të mos vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, kjo gjë më në fund u arrit të hënën, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat ndodhet e gjithë bota si pasojë e pandemisë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, nënshkruan ditën e djeshme me anë të një video takimi në Zoom, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Një ngjarje e tillë ishte e pritshme që nga marrëveshja e nënshkruar në Uashington më 4 shtator të vitit të kaluar, ku u vendos edhe njohja e Kosovës si një shtet i pavarur nga Izraeli. Izraeli ishte përmbajtur nga njohja e Kosovës që nga viti 2008, si për të ruajtur marrëdhëniet me Serbinë ashtu edhe për shkak të shqetësimeve se një njohje e tillë do të shërbente si një precedent për kërkesat palestineze. Kosova do të jetë vendi i tretë dhe i pari me shumicë myslimane të popullsisë, që do ë hapë një ambasadë në Jeruzalem. Ndërkohë, media izraelite Haaretz njofton se Izraeli do të emërojë një ambasador për Kosovën, por nuk do të hapë një ambasadë në Prishtinë. Si pjesë e marrëveshjes, Kosova do të njohë grupin militant Hezbollah nga Libani si një organizatë terroriste dhe u zotua të fillojë procesin për “rikthimin e pronave hebraike që u plaçkitën gjatë Holokaustit”.

Reagimet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë konferencës për mediat, e konsideroi ngjarjen e djeshme si një thyerje të zinxhirit të fushatës agresive të Serbisë për çnjohjen e Kosovës. “Me aktin e sotëm, Kosova e thyen po ashtu zinxhirin e fushatës agresive të Serbisë, për çnjohjen e Kosovës dhe po krijojmë një terren e horizont të ri për njohjen universale. Kosova sot po çan nyjat e bllokadës me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, një moment historik dhe i jashtëzakonshëm, jo vetëm që e forcon subjektivitetin ndërkombëtarë tonin por që e rrëzon secilin argument për vendet mos njohëse për të vazhduar me mosnjohjen e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Haradinaj-Stublla. Ministrja e quajtur ngjarjen si arritje të drejtpërdrejtë të aleatit të përjetshëm të Kosovës, Shteteve të Bashkuara. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëkohësisht kandidati për President nga kjo parti, Ramush Haradinaj. Ai deklaroi se ky akt historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë? së saj në arenën ndërkombëtare dhe se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet. “Ky akt, shënon një? kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, teksa është shprehur falënderues për rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë arritje. Sakaq, Kryeministri në ikje Avdullah Hoti, ashtu si ministrja Haradinaj-Stublla, e ka quajtur vendosjen e marrëdhënieve me Izraelin si thyerje të bllokadës së njohjeve që ishte vendosur deri tani. “Sot ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Më vjen mirë qe kemi arritur në këtë pikë, e përgëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme për kryerjen e të gjitha procedurave që sot të formalizohen raportet e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, tha ai. Hoti shtoi se shteti i Kosovës konsolidohet në arenë ndërkombëtare me miq dhe lindjen e mesme falë mbështetjes së SHBA-ve, teksa theksoi se mes dy shteteve janë nënshkruar edhe të tjera marrëveshje që do të fuqizojnë bashkëpunimin bilateral. “Jemi dy vendeve mike që ju kemi gjetur pranë njëra-tjetrës në kohë të vështira”, përfundoi ai.