BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Rajoni

Nexhmije Pagarusha përcillet për në banesën e fundit sipas amanetit të saj, gjithë lokalet në Kosovë bëjnë gjestin e papritur

Nexhmije Pagarusha përcillet për në banesën e fundit sipas

Sot e madhja Nexhmije Pagarusha do të përcillet në banesën e fundit, me një ceremoni private, siç ka zgjedhur vetë. Megjithatë qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t'i thënë asaj "lamtumirë" dhe "faleminderit" për pasurinë që la pas. Të gjitha lokalet, në të njëjtën kohë do të dëgjohen këngët e saj, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga Petrit Kllokoqi, Shoqata e Gastronomve të Prishtinës.

"Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, në koordinim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për ndër të vdekjes së ikonës shqiptare.

Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimet e bukura që la tek ne. Shprehim konsideratë të veçantë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj Dumoshi, për iniciativën e qëlluar.

Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përqon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësor që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmie Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do ia sigurojë përjetësinë.

Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njejtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona", thuhet në njoftim.